Kurti flet për zgjedhjet në veri: Jemi duke i bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme

"Institucionet e Kosovës janë duke bërë maksimumin sa i përket përmbushjes të të gjitha obligimeve në lidhje me kërkesat që dalin nga procesi zgjedhor dhe se janë duke u bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme", ka thënë kryeministri i Kosovës Albin Kurti në prag të zgjedhjeve në veri

Albin kurti, kryeminister i Kosoves

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë seancës të së enjtes në Kuvendin e Kosovës është pyetur nga deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi për zgjedhjet në veri dhe se si parashihet të shkojë mbarëvajtja e tyre.

Kryeministri Kurti ka thënë se institucionet e Kosovës janë duke bërë maksimumin sa i përket përmbushjes të të gjitha obligimeve në lidhje me kërkesat që dalin nga procesi zgjedhor dhe se janë duke u bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme.

“Sigurisht që ne bëjmë maksimumin sa i përket të gjitha obligimeve institucionale, në bazë të organeve shtetërore jemi duke ofruar të gjitha kushtet dhe masat që të bëhet mbarëvajtja e këtij procesi”, ka thënë Kurti.

Por, sipas tij, situata e sigurisë nuk është e njëjtë sikurse në një komunë me shumicë shqiptare, pasi, siç është shprehur ai, aty ka ende të instaluara “struktura ilegale të cilat janë trashëgimi e Millosheviqit”.

“Jemi duke i bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme. Ne po i bëjmë përgatitjet me çfarë po mundemi, por a është situata sikurse në komunë me shumicë shqiptare, normalisht që ka dallim, obstruksionet e Serbisë atje janë të mëdha, mbetjet e strukturave ilegale janë trashëgimi e Millosheviqit, ose nuk u integruan asnjëherë më 2013, ose u integruan rrejshëm e u dorëhoqën në nëntor”, ka vijuar Kurti.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve në katër komunat veriore që të dalin në zgjedhje dhe të votojnë për kandidatët e preferuar dhe se, sipas tij, nëse pengohet pluralizmi politik dhe e drejta themelore për të votuar lirshëm, do të presë përgjigjen nga institucionet me forcë të ligjit.

“Qeveria e Kosovës konform obligimeve ka marrë veprimet e duhura në mbështetje të KQZ-së, kemi vënë në funksion mekanizmat e duhur. Aktualisht ministritë e linjës janë në komunikim për të përmbushur kërkesat që dalin nga ky proces, janë ndarë mjetet e nevojshme buxhetore në ofrimin e  kushteve të nevojshme të sigurisë për mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve”.

Ndryshe, 23 prilli është caktuar si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat veriore.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika