Kurti fton mërgatën shqiptare në Turqi për investime në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti ka ftuar mërgatën shqiptare në Turqi të vijnë në Kosovë për hulumtim tregu e investime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar dhe ka bashkëbiseduar me mërgatën shqiptare që jeton dhe vepron në Turqi, përfshirë studentë e përfaqësues të shoqatave të ndryshme nga Izmiri, Bursa, Manisa e Stambolli.

Siç bën të ditur Zyra për Media e Kryeministrisë, Kurti ka folur për “progresin, zhvillimet dhe qeverisjen në këto më shumë se tre vjet”. Sipas Kurtit, indikatorët ekonomikë tregojnë që “ka rritje dyfish të investimeve të huaja dhe eksporteve, rritje të të hyrave tatimore prej 2/3 pa e ndërruar politikën fiskale dhe niveli i punësimit, sidomos të rinjtë”.

Kreu i Qeverisë iu ka bërë thirrje mërgatës shqiptare që të vijnë në Kosovë për të hulumtuar tregun dhe për të investuar.

“Kryeministri gjithashtu veçoi arsyet se pse Kosova ofron një mjedis të favorshëm për investime, përfshirë këtu çmimin e lirë të energjisë elektrike, fuqinë punëtore profesionale, besimin në institucionet publike, politikat fiskale dhe faktin që Kosova së fundmi ka marrë vlerësimin e saj të parë kreditor sovran nga Fitch Rating. Me këtë rast, ai u bëri thirrje që të vijnë në Kosovë, të hulumtojnë mundësitë që ofron vendi ynë dhe të investojnë, teksa shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e vazhdueshëm e të rëndësishëm të mërgatës sonë në Turqi, sa në ruajtjen e raporteve të mira, aq edhe në krijimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Turqisë”, thuhet në komunikatë.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika