Kurti fton në takim përfaqësuesit politikë nga Lugina e Preshevës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do t’i takojë përfaqësuesit politik nga Lugina e Preshevës, një javë pas mbajtës së zgjedhjeve në Serbi ku shqiptarët nuk arritën të kenë asnjë përfaqësues në Kuvendin serb.

Në takim Kurti ka ftuar Ardita Sinanin, Ragmi Mustafën, Sami Salihun, Shqiprim Arifin, Naser Hazirin, Shaip Kamberin, Nagip Arifin dhe Shqiprim Musliun.

Gjendja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës thuhet se do të jetë tema kryesore e diskutimit mes Kurtit dhe liderëve politik të Luginës.

Nga ana tjetër, për sot është thirrur seancë e jashtëzakonshme nga Kuvendi Komunal i Preshevës për shkarkimin e kryetares së tanishme, Ardita Sinani.

“Duke qenë se si përfaqësues politikë nga Lugina e Preshevës jemi të ftuar nesër në takim në Prishtinë nga ora 8:00, nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ku kam konfirmuar pjesëmarrjen time. E njoftoj opinionin publik se së bashku me Munir Rexhepi, shef i Grupit të Këshilltarëve të Partisë për Veprim Demokratik në Kuvendin Komunal të Preshevës, kemi kërkuar sot nga kryetari i Kuvendit Komunal, Sami Salihu, që ta shtyjë seancën për një kohë më të përshtatshme, meqë është e pamundur të jem e pranishme fizikisht në ora 10:00 në Preshevë”, ka shkruar Sinani në rrjetin social Facebook.

Ardita Sinani- Kryetare e Komunës së Preshevës

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika