Kurti gjatë homazheve në Qyshk: Qëllimi i Serbisë në Kosovë ka qenë shfarosja e shqiptarëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përkujtoi të vrarët nga forcat e armatosura të Serbisë, në Zahaq, Llabjan dhe Pavlan të Pejës

Pas homazheve në Qyshk, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përkujtoi të vrarët nga forcat e armatosura të Serbisë, në Zahaq, Llabjan dhe Pavlan të Pejës.

Kurti bëri homazhe dhe vendosi lule të freskëta te varrezat e martirëve të vrarë mizorisht nga forcat armike serbe, në masakrën e 14 majit të vitit 1999.

“Në këto homazhe në 25 vjetorin e masakrës së Qyshkut dhe fshatrave përreth, kryeministri Kurti ishte i shoqëruar edhe nga zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Emilja Rexhepi, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi, zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim, Mevlud Sinani, si dhe deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika