Kurti: Gjatë kësaj qeverisjeje kemi arritur një përparim mbresëlënës në politikë e demokraci, jemi krenarë me këto rezultate

Kryeministri Kurti në takimin me mërgimtarët në Parkun e Qytetit në Prishtinë, ka thënë se "Gjatë këtyre dy viteve e katër muajve që u bënë në qeverisje kemi arritur një përparim e sukses mbresëlënës edhe në politikë e demokraci por edhe në kulturë e ekonomi, andaj jemi krenar me këto rezultate"

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur mërgimtarët në Parkun e Qytetit në Prishtinë, teksa u shpreh i lumtur që ishte në mesin e tyre.

“Roli, rëndësia, kontributi, angazhimi e puna e mërgatës tonë është e pamatashme, pra nuk mund ta paraqesim në aspektin sasior asnjëherë sa shumë keni bërë ju për atdheun tuaj. Kjo nuk ka filluar në shekullin 21, nuk ka filluar as në shekullin 20, por ka filluar në shekullin 19, sepse edhe Rilindja jonë kombëtare i ka fillimet në mërgatë. Pra, kombi jonë, shtetet tona janë nisur pikërisht prej mërgatës dhe ato në masë të konsiderueshme edhe mirëmbahen prej mërgatës, sepse ju e sjellni dijen, kulturën dhe mbështetjen e rëndësishme financiare e sociale për popullin, shoqërinë e për shtetin”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se gjatë qeverisjes së tij është arritur përparim e sukses në politikë e demokraci por dhe në kulturë e ekonomi, dhe janë krenarë për këto rezultate.

“Gjatë këtyre dy viteve e katër muajve që u bënë në qeverisje, kemi arritur një përparim e sukses mbresëlënës edhe në politikë e demokraci, por edhe në kulturë e ekonomi, andaj jemi krenarë me këto rezultate, të cilat padyshim janë bërë të mundura nga referendumi i 14 shkurtit të vitit 2021. Atëherë kur duke iu falënderuar edhe votës tuaj, shumica dërrmuese e popullsisë e votoi ndryshimin, e votoi Lëvizjen Vetëvendosje”, ka thënë tutje Kurti.

Në këtë takim, kreu i ekzekutivit ka theksuar tri gjëra, së pari ai përmendi Fondin e Sigurisë dhe Mbrojtjes, që sipas tij, aty mund të kontribojmë për mbrojtjen e Kosovës dhe avancimin e ushtrisë.

Pastaj, përmendi Fondin Sovran të Mirëqenies.

“Ne nuk kërkojmë që të kontriboni duke sakrifikuar sikurse në të kaluarën por që të fitoni duke investuar. Fondi Sovran ka për qëllim të i’a shpëtojë Kosovës 42 mijë hektarë tokë bujqësore…”, ka shtuar ai.

Dhe së fundmi, kryeministri Kurti theksoi Ligjin për votimin nga mërgata ku ofron lehtësi për ta në votime.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika