Kurti: Gjatë vitit të fundit kemi subvencionuar afro 10 mijë familje për të blerë pajisje efiçiente për ngrohje

"Këtë vit e kemi dyfishuar buxhetin me mbështetje të Bashkimit Evropian dhe po synojmë të rrisim efiçiencën e energjisë edhe për shumë familje të tjera. Aktualisht është i hapur subvencioni për pajisje efiçiente shtëpiake dhe për sisteme diellore për ngrohje të ujit sanitar"

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri, Albin Kurti, ka thënë se gjatë vitit të fundit përmes Ministrisë së Ekonomisë kanë subvencionuar rreth 10 mijë familje për të blerë pajisje efiçiente për ngrohje.

Sipas Kurtit, më mbështetjen e Bashkimit Evropian e kanë dyfishuar buxhetin.

“Gjatë vitit të fundit përmes Ministrisë së Ekonomisë kemi subvencionuar afro 10 mijë familje për të blerë pajisje efiçiente për ngrohje. Këtë vit e kemi dyfishuar buxhetin me mbështetje të Bashkimit Evropian dhe po synojmë të rrisim efiçiencën e energjisë edhe për shumë familje të tjera. Aktualisht është i hapur subvencioni për pajisje efiçiente shtëpiake dhe për sisteme diellore për ngrohje të ujit sanitar”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kurti, gjithashtu, ka ftuar qytetarët që të aplikojnë dhe të përfitojnë nga ky subvencionim.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika