Kurti “hesht” pas vizitës së O’Brien, analistët: Fokus nuk ishte dialogu

Një ditë pas vizitës së Ndihmës Sekretarit amerikan, James O’Brien, nga Kryeministri nuk ka pasur vullnet që para mediave të ndajë më shumë detaje të takimit, pos atyre që i treguan përmes komunikatës të hënën. Njohës të procesit të dialogut mendojnë se O’Brien në Serbi e kishte synimin që Aleksandër Vuçiqin ta bind që të mos marrë pjesë në samitin e BRICS-it, ndërsa në Kosovë sipas tyre më shumë ishte vizitë përshëndetëse, sepse në rast se Trump vjen në pushtet, O’Brien e di që nuk do të jetë më në këtë rol

Albin Kurti në takim me James O’Brien

Përkundër se në ballinat e mediave në të dyja shtetet, vendin e zunë porositë për marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe për bisedimet, njohës të procesit të dialogut vlerësojnë se Ndihmës Sekretari, James O’Brien, as në Kosovë e as në Serbi nuk erdhi duke e pasur në fokus raportet ndërmjetë të dyja shteteve, por për të tjera qëllime.

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Melazim Koci, mendon se O’Brien dhe Drejtoresha e Përgjithshme për Evropën në Shërbimin Evropian për Punë të Jashtme synimin e kishin që Aleksandër Vuçiqi, të mos marrë pjesë në Samitin e BRICS-it, dhe ia arritën qëllimit.

Ndërkaq në Kosovë, sipas tij O’Brien kishte të tjera prioritete.

“Gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë, z. O’Brien praktikisht në leximin tim bëri një gjysmë përshëndetje, sepse ai e di shumë mirë që në rast të fitores së ish-presidentit Trump, nuk besoj se ai do të jetë në atë pozicion që është”, tha Koci.


Koci këtë qëndrim e mbron duke u bazuar edhe në tonet e buta të deklaratave që sipas tij O’Brien, e shprehu gjatë kësaj vizite. Sipas tij me ardhjen eventuale të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, marrëveshja e bazuar në planin franko-gjerman prishet

Eh nikoqiri që e priti Ndihmës Sekretarin amerikan, përpos komunikatës nuk u tregua i gatshëm të flas para kamerave.

 “Ne kemi marrëveshje tashmë, jo vetëm dialog”, tha Kryeministri, Albin Kurti.

Kjo ishte gjysmë përgjigja që Kurti e dha në vrapin e shpejt drejt veturës, kur u pyet për progresin në dialog.

Edhe në këtë pikë, analisti Koci ka një shpjegim.

“Unë mendoj që kjo nuk qëndron fare, sepse marrëveshje nuk ka sepse atë nuk e do as Serbia e as Kosova, kjo është evidente. E kanë minuar qe dy vite këtë marrëveshje të dyja palët, pa asnjë dilemë. Ndërsa dialogu është formalitet është imitim i dialogut sa për të ruajtur status-quon dhe asgjë më tepër”, shtoi Koci.


James O’Brien ka qenë pjesë e delegacionit amerikan gjatë negociatave në Rambuje, ndërsa nga viti 2022, ka punuar në Departamentin e Shtetit si shef i Zyrës së Koordinimit të Sanksioneve, me gradën e ambasadorit.

Shija e redaktorit

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Novosellës: Rexhep Boja na kujton rilindësit tanë, të cilët i...

Ish i burgosuri politik Selatin Novosella në fjalën e tij në Konferencën shkencore për nderë të figurës së ish-myftiut të Kosovës, Rexhep Bija ka...

Jahjaga: Boja ishte meritor për farkëtimin e idesë së Kosovës...

Ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se ish ambasadori Rexhep Boja ishte udhëheqës i suksesshëm dhe themelues i raporteve ndërshtetërore mes Kosovës...

Të fundit nga rubrika