Kurti: I besoj ministres Hajdari, fëmijës i uroj shërim të shpejtë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për aksidentin e shkaktuar nga ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, e cila kishte goditur me veturë një fëmijë.

Ai, në një konferencë për media, ka theksuar se i vie keq për fëmiun që është lënduar dhe se atij i uron shërim të shpejtë.

Kurti, tha se i beson ministres së kabinetit të tij, dhe se në rrugën ku edhe ka ndodhur aksidenti nuk ka pasur shenja të frenimit.

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri Hekuran Murati

“Unë nuk kam të tjera informacione përveç sqarimeve që i ka thënë Hajdari dhe më duhet të them se i besoj. Ka qenë bashkë në veturë me motrën e saj me aftësi të kufizuara dhe me çka kam kuptuar nuk ka shenja në asfalt të frenimit, që do të thotë se nuk ka pasur shpejtësi më tepër se ç’duhet. Policia e ka rastin dhe kamerat e marketit janë aty”, ka thënë Kurti.

Ministrja Hajdari, kishte shkaktuar aksident të dielën, për të cilin kishte thënë se një fëmijë ishte përplasur në veturën e saj, ndërsa në raportin e Policisë thuhet se ajo ka shkelur një fëmijë.

Rozeta Hajdari: Fëmijës i uroj shëndet e jetë të gjatë!

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika