Kurti i “emocionuar” që Kosova i është bashkuar “Open Government Partnership”

"I emocionuar për të njoftuar se Kosova i është bashkuar Partneritetit për Qeverisje të Hapur, një nismë ndërkombëtare që përfshin 76 qeveri kombëtare dhe 104 qeveri lokale dhe nxit transparencën, llogaridhënien dhe qasjet novatore për angazhimin publik"

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i emocionuar me anëtarësimin e Kosovës në iniciativën globale “Open Government Partnership” (Partneriteti për Qeverisje të Hapur).

Kurti, përmes një postimi platformës X ka thënë se kjo iniciativë nxit transparencën, llogaridhënien dhe qasjet novatore.

“I emocionuar për të njoftuar se Kosova i është bashkuar Partneritetit për Qeverisje të Hapur, një nismë ndërkombëtare që përfshin 76 qeveri kombëtare dhe 104 qeveri lokale dhe nxit transparencën, llogaridhënien dhe qasjet novatore për angazhimin publik”, ka shkruar Kurti.

Ndërsa, ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, përmes platformës X, Krasniqi, ka thënë se me këtë po i bashkohemi pjesës tjetër të vendeve demokratike.

“Me kënaqësi të madhe ndaj lajmin se Republika e Kosovës është bërë anëtarja më e re e Open Government Partnership. Ne i bashkohemi pjesës tjetër të vendeve demokratike të botës në një angazhim të përbashkët për një qeveri të hapur të përgjegjshme dhe inovative dhe për të inkurajuar angazhimin e qytetarëve në politikëbërje”, ka shkruar Krasniqi.

Open Government Partnership është një iniciativë globale që synon të sigurojë angazhime konkrete nga qeveritë për të promovuar qeverisjen e hapur. Ky mekanizëm global obligon shtetet anëtarë të saj që të zbatojnë planet e tyre nacionale sepse në të kundërtën merren masa edhe të përjashtimit nga kjo iniciativë globale.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika