Kurti: I gjithë zinxhiri i papërgjegjësisë duhet të japë dorëheqje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar shkarkime pas vrasjes së gruas shtatzënë, duke thënë se “i gjithë zinxhiri i papërgjegjësisë duhet të japë dorëheqje”

Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se i gjithë zinxhiri i papërgjegjësisë në rastin e vrasjes së 35-vjeçares shtatzënë, duhet të japë dorëheqje.

Kurti nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ka treguar se ka aprovuar kërkesat e Grupit Ndërministror kundër dhunës në familje, pas takimit të sotëm të tyre, për rastin e vrasjes së 35-vjeçares dhe foshnjës së saj të palindur.

Ndër kërkesat, ai ka përmendur edhe ndarjen urgjente të buxhetit për zbatim të Ligjit për mbikëqyrjen elektronike të personave që u kufizohet lëvizja me vendim gjykate.

“Në bazë të përgjegjësive që mbartin institucionet përkatëse, po bëhet: inspektimi i punës së zyrtarëve policor, përfshirë zbatimin e urdhrit mbrojtës; inspektimi i punës së zyrtarëve në Qendrën për Punë Sociale; inspektimi i punës së zyrtarëve në repartin e gjinekologjisë në QKUK; ndarje urgjente e buxhetit për zbatim të Ligjit për Mbikëqyrjen Elektronike të personave, të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim të gjykatës; dhe, në rastet e caktimit të urdhrit mbrojtës të bëhet bastisje e shtëpisë së personit të dyshuar”, ka shkruar Kurti.

Ndërsa, trupi i viktimës 35-vjeçare e cila është vrarë të mërkurën mbrëma, tashmë i është dorëzuar familjes.

Këtë e ka konfirmuar zyrtari i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Naim Uka, i cili ka treguar se tashmë kanë përfunduar procedurat e nevojshme nga mjeku ligjor, dhe se së shpejti do të bëhet përpilimi i raportit, për shkak se siç ka thënë ai është rast urgjent.

Ai ka shtuar se të gjitha lajmet që janë duke qarkulluar për momentin në media për të gjeturat janë të pavërteta dhe se të gjeturat nga autopsia e trupit i dorëzohen vetëm Prokurorisë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka kërkuar përfshirjen e Inspektoratit Policor të Kosovës për hetimin e punës, veprimeve apo mosveprimeve të zyrtarëve policorë të përfshirë në trajtimin e rastit të vrasjes së gruas shtatzënë në Prishtinë.

 





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika