Kurti: I kërkova Bërnabiqit të nënshkruajmë Marrëveshjen Bazike, por s’ishte e interesuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka kërkuar nga kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq që të nënshkruajnë Marrëveshjen bazike dhe aneksin e Ohrit, por që e njëjta nuk ka shprehur interes

Kosovar Prime Minister Albin Kurti walks, on the day of a meeting with Serbian President Aleksandar Vucic and European Union foreign policy chief Josep Borrell, in Ohrid, North Macedonia March 18, 2023.REUTERS/Ognen Teofilovski

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka kërkuar nga kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq që të nënshkruajnë Marrëveshjen bazike dhe aneksin e Ohrit, por që e njëjta nuk ishte e interesuar.

Kështu tha ai pas samitit të Procesit të Berlinit që u mbajt në Tiranë, teksa u pyet nga gazetarët se a do të ketë dialog me Serbinëapo jo deri në momentin kur kjo e fundit të sanksionohet.

“Kemi marrëveshje me Serbinë është ajo bazike e 27 shkurtit, ajo duhet të zbatohet dhe nën anën tjetër e kemi aneksin e Ohrit, unë kam ofruar që të nënshkruhen ato, është pala serbe ajo që ka refuzuar edhe sot kam kërkuar nga kryeministrja serbe që ta nënshkruajmë marrëveshjen bazike dhe aneksin e Ohrit. Unë jam që të zbatohen ato pikërisht tani që presidenti i Serbisë është i zënë në Kinë me vizitën atje. Kam thënë le të nënshkruajmë bashkë më kryeministren e Serbisë, por ajo sërish nuk ishte e interesuar”, u shpreh Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha gjatë samitit në Tiranë se Ballkani Perëndimor nuk duhet të jetojë me “frikën e një konflikti nesër”, duke shtuar se Serbia “po vazhdon ta kërcënojë me pushtim” Kosovën.

“Edhe njëzet e pesë vjet pas fushatës gjenocidale, dhe pas kaq shumë raundeve të dialogut, Kosova ende kërcënohet me invazion nga Serbia. Ky moment na kërkon të reflektojmë dhe të mos e vazhdojmë punën si zakonisht. Një akt i tillë nuk duhet të kalojë pa u ndëshkuar”, tha Kurti duke iu referuar sulmit të 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës në veri të Kosovës dhe grumbullimit të trupave serbe në afërsi të kufirit kosovar më vonë.

Ai tha se në vend se të jetojnë me frikën e konfliktit, qytetarët në Ballkanin Perëndimor “sot duhet të punojnë për një të ardhme së bashku. Ne, si udhëheqës të tyre, kemi përgjegjësinë për të ndërtuar atë të ardhme të përbashkët. Dhe si udhëheqës, ne duhet të përfshihemi në atë proces me mirëbesim.”

Sipas një komunikate të Qeverisë së Kosovës, Kurti tha në takim me liderët e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor në kryeqytetin e Shqipërisë se “ne e mbështesim ‘planin me katër hapa’ të rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor nga Presidentja e Komisionit Evropian. BE-ja mund të reformohet dhe të zgjerohet. Unë gjithashtu besoj se përfitimet e Tregut Unik të BE-së duhet të lidhen me reformat ekonomike dhe demokratike. Nuk duhet të ketë përfitime të BE-së dhe as fonde të BE-së, pa vlerat të BE-së.”

Gjatë samitit të Procesit të Berlinit në të cilin, përveç prezantimit të një pakoje të re të investimeve nga Bashkimi Evropian, po diskutohet edhe për sulmin në veri të Kosovës më 24 shtator.

“Plani i ri i rritjes” është një paketë e gjerë investimesh e Bashkimit Evropian, që pritej të shpalosej gjatë punimeve të samitit.

“Ky plan ka potencial nëse vihet në zbatim siç duhet, ka mundësinë të dyfishojë madhësinë e ekonomisë tuaj brenda këtij 10-vjeçari. Parimi është që në disa fusha të caktuara ju do të keni qasje në tregun e përbashkët të BE-së, por për këtë janë të nevojshme reformat dhe reformat do të shoqërohen me investime. Kështu hapet dera për tregun tonë, për tregun e përbashkët rajonal të Ballkanit Perëndimor. Natyrisht kjo do të shoqërohet me investime financiare por natyrisht reformat do të jenë të domosdoshme”, deklaroi më 15 tetor presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika