Kurti i përgjigjet Borrellit: KFOR-i u informua për shkuarjen e FSK-së në M. të Jugut, dezinformimi është i rrezikshëm e i papranueshëm

Kryeministri i vendit, Albin Kurti iu ka përgjigjur përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell duke thënë se KFOR-i u informua për shkuarjen e FSK-së në Mitrovicë të Jugut, dhe se dezinformimi është "i rrezikshëm e i papranueshëm"

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell

Kryeministri i vendit, Albin Kurti iu ka përgjigjur përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i cili është u shpreh i alarmuar me marshimin e pjesëtarëve të FSK-së në Mitrovicën e Jugut gjatë ditës së premte.

Kurti ka thënë se këto janë aktivitete rutinë, dhe planifikuar çdo vit, “për të cilin KFOR-i ishte plotësisht i informuar”.

Kurti shtoi se përbëhej nga 215 ushtarë që shkonin nga garnizoni “Minatori” në Frashër dhe ktheheshin.

“Dezinformimi është i rrezikshëm dhe i papranueshëm”, ka shtuar ai.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka reaguar dhe lidhur me arrestimin e serbit që dyshohet se e kishte sulmuar KFOR-in gjatë protestave në veri të Kosovës.

“Bazuar në provat e shumta dhe në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe të drejtat e procesit të rregullt ligjor, Policia ka arrestuar një person në N. Mitrovicë për sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it në Zveçan më 29 maj”, ka shkruar Kurti.

Tutje ai ka thënë se si kryeministër i një shteti demokratik nuk ka asnjë përfshirje në krim, hetimet dhe arrestimet.

Tutje kreu i ekzekutivit ka thënë se përhapja e panikut dhe pretendimeve të rreme vetëm ndez tensionet dhe ndihmon ata që kërkojnë t’i përshkallëzojnë ato.

“Një thirrje për të gjithë: ju lutemi konfirmoni burimet tuaja dhe prisni informacione zyrtare nga institucionet e Kosovës përpara se të vendosni të angazhoheni publikisht në transmetimin e lajmeve ose parashikimin e ngjarjeve”, ka shkruar ai.

Shija e redaktorit

340 mësimdhënës të gjuhës angleze certifikohen për aftësitë e tyre...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Dukagjini” dhe “Pearson” mbajnë webinarët ndikimin e IA-së në mësimdhënie...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Të fundit nga rubrika