Kurti: I pikëlluar për vdekjen e Ahtisaarit, kontribuuesit për sigurinë e paqen në rajon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur pikëllimin e tij për vdekjen e Martti Ahtisaarit, duke e lavdëruar si një diplomat të shquar dhe mbrojtës të të drejtave të pakicave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur pikëllimin e tij për vdekjen e ish-presidentit të Finlandës, Martti Ahtisaari, duke e cilësuar atë si një diplomat të shquar dhe një kampion të paqes.

Kurti ka thënë se kontributi i Ahtisaarit ka pasur një ndikim të madh në sigurinë dhe paqen në rajon dhe se puna e tij ka përfshirë drejtat e forta të pakicave në kushtetutën e Kosovës.

Gjithashtu, ai ka shprehur ngushëllimet e tij familjes së Ahtisaarit dhe popullit të Finlandës.

“I pikëlluar për vdekjen e Martti Ahtisaarit, një diplomati i shquar dhe një kampion i paqes, i cili ka kontribuuar shumë për sigurinë dhe paqen në rajonin tonë dhe puna e të cilit ka përfshirë të drejtat e forta të pakicave në kushtetutën tonë. Ngushëllimet e mia familjes së tij dhe popullit të Finlandës”, ka shkruar Kurti në platformën X.

Po ashtu, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-presidentit të Finlandës, Martti Ahtisaari, i cili sipas saj, ishte një figurë e rëndësishme në skenën globale politike dhe një kryenegociator për statusin e Kosovës.

Osmani e ka vlerësuar Ahtisaarin për angazhimin e tij të palëkundur në promovimin e paqes dhe diplomacisë në shërbim të njerëzimit.

“Ai ishte njeriu që tërë jetën e tij ia kushtoi paqes, diplomacisë dhe të mirës për njerëzimin dhe që pati ndikim të jashtëzakonshëm për të tashmen dhe të ardhmen tonë!”, ka thënë presidentja Osmani.

Gjithashtu, ajo ka vlerësuar rolin e jashtëzakonshëm të Ahtisaarit në përmbylljen e procesit të statusit të Kosovës dhe e ka cilësuar atë si një figurë madhështore të historisë së Republikës së Kosovës.

Presidenti Martti Ahtisaari ka vdekur sot në orën 06:40 në Helsinki në moshën 86-vjecare.

Martti Oiva Kalevi Ahtisaari shërbeu si president i Republikës së Finlandës në vitet 1994–2000. Ai ishte presidenti i dhjetë i Finlandës. Para Presidencës së tij, ai ka mbajtur disa poste të rëndësishme në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës dhe në Kombet e Bashkuara.

Pas presidencës së tij, Ahtisaari themeloi organizatën e respektuar të ndërmjetësimit të paqes CMI – Martti Ahtisaari Peace Foundation dhe punoi në negociatat ndërkombëtare të paqes dhe detyrat e ndërmjetësimit. Në shenjë mirënjohjeje për punën e tij afatgjatë për paqen, presidentit Ahtisaari iu dha Çmimi Nobel për Paqe në vitin 2008.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika