Kurti i quan “emisione humoristike” premtimet e liderëve opozitarë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka cilësuar si "emisione humoristike" premtimet e opozitës për rritje pagash, duke theksuar se buxheti i ri është produkt i qeverisjes së përgjegjshme

Pamje nga mbledhja e Qeverisë, 30 tetor 2024.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka quajtur “emisione humoristike” premtimet e liderëve opozitarë për rritjen e pagave.

Në mbledhjen e Qeverisë për projektbuxhetin për vitin 2025, kreu i ekzekutivit tha se premtimet e liderëve opozitarë për pagat ngjasojnë me emisione humoristike, ndërsa vendimet e qeverisë së tij i ka quajtur pasojë të “qeverisjes së përgjegjshme”.

Pasi prezantoi buxhetin për vitin 2025, Kurti ka theksuar se buxheti i sapo propozuar do të jetë i pari i mandatit të dytë të qeverisë së tij, ndonëse zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 9 shkurt.

“Ky do të jetë buxheti i katërt për këtë mandat, por i pari për këtë mandat që po na pret. Ndërkohë për shkak se zgjedhjet tashmë po afrohen, po dëgjojmë edhe shumë premtime boshe opozitare si kundër vlerë e vendimeve të mira qeveritare. Mirëpo, për një gjë duhet të jemi të sigurt se emisionet humoristike dhe qeverisja e përgjegjshme nuk duhet të ngatërrohen”, ka deklaruar Kurti, transmeton EO.

Kurti ka thënë se buxheti i propozuar për vitin 2025 është 3.6 miliard euro, apo 9 për qind më i lartë sesa viti paraprak. Ai ka premtuar rritje të buxhetit për ushtrinë dhe për komunat.

Shija e redaktorit

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

“Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit”, Osmani: Kosova ka dhënë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Kosova mbetet një vend i angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit...

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Të fundit nga rubrika