Kurti – Stoltenberg-ut: Bojkotimi i institucioneve është i nxitur dhe orkestruar nga Beogradi

Kryeministri Albin Kurti i ka thënë Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në një bisedë telefonike se ai dhe Qeveria dhe të gjitha Institucionet e Kosovës, do bashkëpunojnë, ngushtë me aleatët dhe partnerët e saj

Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë të përbashkët për media


“Bojkoti i ditëve të fundit është i nxitur dhe orkestruar nga Beogradi zyrtar dhe është rezultat i veprimeve të tyre të vazhdueshme destruktive në dialogun ndërmjet dy vendeve”, i ka thënë Kryeministri Albin Kurti, Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në një bisedë telefonike.

Më tej ai e ka njoftuar Stoltenberg-un edhe për ecurinë e vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat e paligjshme “KM”, ku është duke e implementuar vendimin në mënyrë të shkallëzuar.

“Nuk është shënuar asnjë incident apo pranuar asnjë ankesë edhe pse janë lëshuar 856 vërejte për vozitësit e veturave me targa ilegale”, i ka thënë Kurti të paritë të NATO-s.

Por, pavarësisht bojkotimit të nxituar nga Beogradi, i pari qeverisë së Republikës së Kosovës, i ka thënë Stoltenberg-ut, se “Qeveria e Republikës së Kosovës mbeten të përkushtuara për vlerat demokratike dhe evropiane të sundimit të ligjit, të të drejtave dhe lirive të njeriut e të pakicave, të pluralizmit politik, të paqes e të sigurisë”.

Kurti ka përfunduar duke i thënë se ai dhe Qeveria dhe të gjitha institucionet e Kosovës, do bashkëpunojnë, ngushtë me aleatët dhe partnerët e saj.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika