Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka komentuar refuzimin e kryeministrit të Kosovës, Albin kurti, për t’u takuar me të.
Rama në një konferencë për media ka thënë se nuk ka shkruar në Prishtinë “për t’u martuar me Albinin”.
“Unë nuk shkova në Prishtinë për tu martuar me Albinin, dhe nuk ndjehem i fyer si një dhëndër të cilin nusja nuk i doli në takim. Un shkova ne Prishtinë siç erdha këtu, siç do të shkoj aspak në Beograd si kryeministër i Shqipërisë dhe, në mënyrë më absolute s’kam asnjë problem personal dhe aq m pak problem institucional me kryeministrin e Kosovës”.
Rama ka shtuar se me Kurtin kanë vetëm qëndrime të kundërta për diçka të caktuar, duke theksuar se Kurti në Tiranë është në shtëpinë e tij, rrjedhimisht, kështu edhe duke e ftuar në takim në Tiranë për Procesin e Berilinit, më 17 korrik.
“Kemi vetëm qëndrime të kundërta lidhur me një situatë të caktuar kaq, dhe natyrisht këtë situate përjetojmë dhe duam të trajtojmë në mënyrë të ndryshme. Unë e përjetoj si një situatë që duhet ta trajtojmë së bashku duke u ulur e bisedojmë, Albini e përjeton si situatë që duhet ta trajtoj pa u takuar dhe pa biseduar dhe është në të drejtë e tij dhe unë nuk jam këtu për të bërë interpretime të natyre së psikologjike, folklorike, nacional-heroike.
“Unë thjesht thashë dhe përsëri që pavarësisht cili është qëndrimi i BE-së, pavarësisht cilat janë qëndrimet e shteteve te tjera në takimin e Tiranës për Procesin Berlinit, kryeministri i Kosovës do të jetë i ftuar. Dhe unë dëshirojë që ne të gjashtë të jemi aty. Përtej fakti që mund të mos jetë i ftuar apo të mos duan ta ftojnë shtete e tjera. Albini Kurti në Tiranë është në shtëpinë e vet, siç e dini madje mund të futet edhe në zgjedhjeje për tu bërë i zot i shtëpisë, s’ka problem”, ka thënë Rama.