Kurti injoron urdhrin për të dëshmuar, pritet të vendosë gurthemelin e një çerdheje në “Livadhet e Arapit”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duket nuk do të paraqitet nesër në Prokurorinë Speciale, edhe pse Gjykata Themelore në Prishtinë e urdhëroi atë të dëshmojë në lidhje me hetimet në të cilat është përfshirë.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Ministria e Arsimit, e cila sqaroi se Kurti ka një angazhim tjetër për nesër.

“Të nderuar përfaqësues të mediave, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni do të vendosin gurëthemelin e çerdhes së re në Gjilan. Vendosja e gurëthemelit bëhet nesër, më 04 mars 2025, në ora 10:00, në Lagjen “Livadhet e Arapit” në Gjilan. Ju ftojmë ta përcillni këtë ngjarje”, thuhet në njoftim.

Vlen të ceket që Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar një urdhër për kryeministrin, Albin Kurti, që të paraqitet më 4 mars në Prokurorinë Speciale të Kosovës për të dhënë dëshminë e tij në cilësinë e dëshmitarit, lidhur me hetimet për dyshimet për keqpërdorime me rezervat shtetërore. Ky urdhër vjen pasi Kurti kishte refuzuar dy ftesat e mëparshme për të paraqitur dëshminë e tij.

Kryeministria ka theksuar se Kurti nuk ka refuzuar kërkesat për të dhënë dëshmi, por ka kërkuar që dëshminë ta japë në ambientet e Qeverisë, në zyrën e tij.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika