Kurti insiston në nënshkrimin e marrëveshjes: Serbia ka shkelur tetë nga 11 nenet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka insistuar që të ketë nënshkrim të Marrëveshjes Bazike me Serbinë, e arritur më shkurt në Bruksel.

Në një konferencë për media, Kurti tha se Serbia ka shkelur tetë nga 11 nenet e kësaj marrëveshjeje.

Kreu i ekzekutivit, kërkon nga Bashkimi Evropian si një arbitër që të reagojë ndaj shkeljeve edhe më të vogla e që sipas tij ato janë të shumta.

“Dëshirojmë marrëdhënie normale me Serbinë, dhe marrëdhëniet normale për ne janë marrëdhëniet evropiane të fqinjësisë së mirë… më 27 shkurt jemi dakorduar për marrëveshjen bazike, më 18 mars jemi dakorduar për aneksin e zbatimit, problemi është që nga 11 nenet e marrëveshjes bazike së paku 8 janë shkelur nga Serbia dhe ne kërkojmë siguri ligjore, kjo është arsyeja kryesore pse kemi kërkuar nënshkrim të marrëveshjes. Ne insistojmë në nënshkrim të marrëveshjes dhe kërkojmë nga BE-ja si një arbitër gjithmonë të reagojë ndaj shkeljeve më të vogla që mund të bëhen e fatkeqësisht ato janë edhe të shumta edhe nuk janë të vogla”, tha Kurti.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika