Kurti: Integrimi i Ballkanit në BE dhe NATO – i domosdoshëm për paqe dhe stabilitet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkim Evropian dhe në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), është i domosdoshëm për paqen dhe stabilitetin e rajonit.

Ai, përmes një postimi në Facebook, teksa i ka përmbledhur të gjitha takimet e zhvilluara në Delfi të Greqisë në kuadër të Forumit Ekonomik, ka thënë se temë kryesore e këtyre takimeve ishin siguria në Evropë pas agresionit rus në Ukrainë dhe intensifikimi i bashkëpunimit ndërmjet vendeve të BP-së.

“Biseduam për situatën në Ukrainë dhe për solidarizimin e mbështetjen për luftën çlirimtare të popullit ukrainas. Theksova që duhet të jemi syhapur karshi lidhjeve të thella të Federatës Ruse dhe Serbisë dhe rrezikun që paraqesin për destabilizimin e rajonit. Për paqen dhe stabilitetin afatgjatë është i domosdoshëm integrimi sa më i shpejtë dhe i plotë i Ballkanit Perëndimor në strukturat e Bashkimit Evropian dhe të NATO-s”, ka shkruar Kurti.

Në ditën e parë të Forumit, kryeministri Kurti është takuar me anëtarin e presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Shefki Xhaferoviq, me të cilin siç theksoi Kurti ka biseduar mbi mundësitë e forcimit dhe përparimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, përkundër pengesave politike.

Po ashtu, Kurti në po të njëjtën ditë është takuar edhe me kryeshefin Ekzekutiv të Forumit Ndërkombëtar të Fondeve Sovrane të Pasurisë (IFSWF), Duncan Bonfield.

“Diskutuam për Fondin Sovran të Republikës së Kosovës dhe mënyrat se si IFSWF mund të na ndihmojë me dijen dhe përvojën e tyre”, shtoi Kurti.

Ndërkohë, kryeministri është takuar edhe me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dhe Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, njëherit i dërguar i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“Në ditën e dytë takova Lajçak, me të cilin biseduam për mbarëvajtjen e procesit të dialogut dhe hapat e ardhshëm në këtë proces, kurse Escobar ma rikonfirmoi në takim mbështetjen e ShBA-së për Kosovën, sovranitetin e integritetin e saj territorial dhe për aspiratat për integrime evropiane dhe euroatlantike”.

Ndryshe, në takimet e ndara me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, kryeministrin e Bullgarisë, Kiril Petkov dhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, Kurti ka diskutuar për avancimin e marrëdhënieve bilaterale dhe thellimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar mes vendeve tona.

Në këtë forum, të pranishëm ishin edhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme e Diasporës, Donika Gërvalla, zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi dhe udhëheqësi i Zyres së Interesave të Kosovës në Athinë, Fitim Gllareva.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika