​Kurti: Investimet e huaja direkte nga Zvicra në Kosovë në katër vitet e fundit janë rritur për rreth 170 për qind

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pritur nga Këshilltari Federal i Zvicrës dhe Kryesuesi i Departamentit për Çështje Ekonomike, të Arsimit dhe Hulumtimit, Guy Parmelin.

Në njoftimin e bërë për media nga zyra e kryeministrit thuhet se “Kosova dhe Zvicra kanë marrëdhënie të shkëlqyera, me diasporën tonë si urë lidhëse dhe faktor i rëndësishëm i bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve tona”.

“Kryeministri shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës dhe theksoi rëndësinë e thellimit edhe më tej të marrëdhënieve tona. Shtoi se bashkëpunimi ynë ekonomik dhe tregtar po shtohet çdo vit, gjersa niveli i përgjithshëm i investimeve të huaja direkte nga Zvicra në Kosovë në katër vitet e fundit është rritur për rreth 170%”, thuhet në njoftimin e bërë për media.

Më tej në njoftim thuhet se kryeministri ”nënvizoi edhe rritjen e eksporteve nga Kosova drejt Zvicrës, ku në të njëjtën periudhë kohore, eksportet janë gati dyfishuar dhe përfshijnë një shumëllojshmëri produktesh si metale, produkte minerale, ushqime, plastikë, gomë, makineri, pajisje, materiale elektrike dhe tekstile. Zvicra është tashmë destinacioni i pestë më i madh për mallrat e Kosovës”.

“Në takim u theksua fakti se Kosova ka arritur Marrëveshjeve për Tregti të Lirë me vendet anëtare të EFTA-s, pjesë e së cilës është edhe Zvicra. Kosova është i vetmi vend në rajon që përveç negocimit për tregti të mallrave, ka negociuar edhe për tregti të shërbimeve me vendet EFTA-n, duke shtuar kështu korpusin e mundësive për shkëmbime dhe bashkëpunim”, thuhet në njoftim. 

Shija e redaktorit

Haradinaj bën homazhe pranë shtatores së Zahir Pajazitit: Ishte ndër...

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe pranë shtatores së heroit të kombit, Zahir Pajaziti në Prishtinë në ditëlindjen...

BE dorëzon progres-raportin, Rama: Dokumenti më i mirë ndërkombëtar për...

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka thënë se plani për të mbyllur të gjithë kapitujt e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit...

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

Të fundit nga rubrika