Kurti ironizon me opozitën: Si t’i arrestoj kriminelët, me koordinim a pa koordinim?

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës

Kryeministri Albin Kurti i është kundërpërgjigjur kërkesave të kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi dhe të LDK-së, Lumir Abdixhiku, të cilët thanë se kriminelët në veri duhet të arrestohen.

Kurti ka ironizuar me dy liderët opozitarë, duke i pyetur se si duhet t’i bëjë këto arrestime, me koordinim me ndërkombëtarët apo pa u koordinuar.

“Ju falënderoj për thirrjen t’i arrestoj kriminelët, e kam një pyetje për ju, arrestimin ta bëj me koordinim a pa koordinim. Ju bëtë thirrje që njësia speciale të marrë urdhër t’i arrestojë kriminelët. Ju falënderoj për këtë sjellje shtetërore. Për shkak të diskursit tuaj, më duhet të ju pyes, a me koordinim a pa koordinim. Pra, arrestimin po e bëjmë se ju thatë, ma dhatë mbështetjen, nëse kam pasur një dileme ju ma hoqët, por më tregoni me koordinim a pa koordinim”, ka thënë ai.

Tutje, Kurti ka shkaktuar të qeshura edhe kur i është drejtuar deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri, se a duhet të arrestohen kriminelët “ me shurdhuese apo pa shurdhuese”. Duke aluduar kështu në një revole të blerë me silenciator vite më parë nga deputeti në fjalë.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika