Kryeministri i vendit, Albin Kurti në konferencën e lansimit të Fondit Sovran të Kosovës ka thënë se Kosova është afër themelimit të këtij fondi.
Në këtë konferencë Kurti ka thënë se kanë shënuar rezultate si në ekonomi, kanë punuar drejt kurrupsionit e po ashtu tha se janë bërë ndryshime në ndërmarrjet publike, duke i kthyer ato nga ndërmarrje që ishin me humbje ato me profit.
Në konferencën për lansimin e Fondit Sovran të Kosovës, Kurti përmendi edhe ndërmarrjet kryesore që do t’i barten këtij fondi.
“Qeveria jonë qëndron fuqishëm prapa këtij vizioni duke besuar që një nismë e tillë do të rezultojë me stabilizim të ekonomisë përmes diversitetit, krijim të profitit për shtetin përmes investimeve të mençura, e me gjenerim të pasurisë për gjeneratat që vijnë. Të gjitha këto me qëllim të një transformimi makroekonomik të bazuar në kornizë politikash të investimeve të qarta përmes dispozitave ligjore të parashikueshme”, tha Kurti.
“Jetojmë në një epokë të globalizimit dhe ky nuk është procesi që duhet ndalur. Shpejtësia me të cilën inovacioni kalon kufirin përmes ndërrimit të kapitalit dhe ideve është i paprecedentë”, tha tutje Kurti. /RTK