Kurti: Jemi krenarë që çdo vit kemi më shumë studentë nga komunitetet në universitetet tona publike

Sipas njoftimit, gjatë diskutimit me studentë, kryeministri Kurti veçoi edhe themelimin e Ekipit Ndërinstitucional gjatë vitit 2022, i cili ka për qëllim promovimin e punësimit të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, krahas bursave që janë ndarë për studentë të arsimit të lartë dhe atyre të shkollave të mesme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në tryezën e rrumbullakët me studentë të komunitetit romë, ashkali dhe egjiptianë, që është mbajtur më 29.03.2024, në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.

Shefi i ekzekutivit është takuar me rektorin e Universitetit “Ukshin Hoti”, Mentor Alishani, nga i cili u njoftua për të arriturat e këtij Universiteti, teksa, siç thuhet në njoftimin e ZKM-së, Kurti u shpreh se është i lumtur që ndodhet në qytetin e lashtë të Prizrenit nga i cili kanë dalë shumë intelektualë e artistë, sikurse shkrimtari Kujtim Paçaku.

“Në tryezën e diskutimit të pranishëm ishin edhe disa nga studentët që kanë përfituar nga bursat për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, të cilat janë ndarë këtë vit, të realizuara në bashkëpunim mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal. Vlen të theksohet së gjatë ditës së djeshme, është nënshkruar kontrata për fonde për Lendrit Çekun, egjiptiani i parë në Kosovë për studime doktorature” – thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, gjatë diskutimit me studentë, kryeministri Kurti veçoi edhe themelimin e Ekipit Ndërinstitucional gjatë vitit 2022, i cili ka për qëllim promovimin e punësimit të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, krahas bursave që janë ndarë për studentë të arsimit të lartë dhe atyre të shkollave të mesme.

“Ne si Qeveri vlerësojmë diversitetin si pasuri për një shtet, jemi krenarë që çdo vit kemi më shumë studentë nga komunitete të ndryshme në universitetet tona publike dhe më shumë të diplomuar në tregun tonë të punës”- citohet të ketë thënë Kuti.

Ndërsa rektori i Universitetit të Prizrenit Mentor Alishani ka thënë se komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian janë aset shumë i rëndësishëm i shoqërisë sonë dhe gëzojnë një prezencë të fuqishme në vendin tonë.

Rektori Alishani ka thënë se në të gjitha programet studimore kemi studentë e bursistë nga komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian.

“Universiteti ynë ka qenë dhe do të jetë i hapur për të gjitha iniciativat dhe projektet që kanë për qëllim promovimin e vlerave të komunitetit që janë pjesë e pandashme e shoqërisë sonë”- citohet të ketë thënë rektori Alishani.

Gjatë kësaj vizite, sipas njoftimit,  kryeministri Kurti, pati mundësinë që të shohë nga afër edhe ambientet e Bibliotekës së këtij Universiteti.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika