Kurti: Jemi në prag të takimit të 14 shtatorit dhe nuk kemi ende zbatim të marrëveshjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se janë bërë gjashtë muaj që nga Marrëveshja e Ohrit dhe se ende nuk ka zbatim të saj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Foto: Deutsche Welle

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Deutsche Welle, ka diskutuar edhe për takimin e 14 shtatorit me Vuçiqin, masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës dhe izolimin, situatën në veri dhe kërkesa e tij për BE-në.

Kurti ka thënë se javën e ardhshme bëhen gjashtë muaj që nga Marrëveshja e Ohrit dhe se ende nuk ka zbatim të saj.

“Javën e ardhshme bëhen gjashtë muaj prej se zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian dhe përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe të sigurisë, Josep Borrel, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, tha se ‘We have a deal’, pra kemi marrëveshje, sepse u pranua edhe aneksi i zbatimit. Andaj edhe gjashtë muaj nuk janë pak dhe ja ku jemi sot, në prag të takimit të 14 shtatorit dhe nuk kemi zbatim të marrëveshjes”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se janë bërë një vit prej që është prezantuar iniciativa franko-gjermane që mandej u bë propozim i BE-së për një marrëveshje normalizimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohjen defacto në qendër.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika