Kurti: Jemi në proces të marrëveshjes për njohjen e patentë shoferëve me Kanadanë dhe Turqinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti/ Mbledhje e Qeverisë

Kosova është në fazën e përfundimit të një marrëveshjeje që do të mundësojë njohjen e patentë shoferëve të Kosovës edhe në Kanada dhe Turqi.

Kështu bëri të ditur kryeministri në detyrë, Albin Kurti në mbledhjen e rregullt të Qeverisë së Kosovës.

Ai tha se MPJD dhe MPB ka punuar vazhdimisht për të lehtësuar jetën e bashkatdhetarëve duke përfshirë marrëveshjet për njohjen e patentë shoferëve në shtete të ndryshme si Gjermania, Italia, dhe së fundmi edhe në Austri.

“Të pandashëm nga mërgata jonë kemi qenë dhe ne gjatë gjithë qeverisje sonë. MPJD dhe MPB janë angazhuar vazhdimisht në shtimin, digjitalizimin e shërbimeve për bashkatdhetarët.

Një nga lehtësimet më të mëdha është dhe njohja e patentë shoferëve, siç është Gjermania. Muajin e kaluar ka hyrë në fuqi marrëveshja me Italinë dhe tash fillon edhe me Austrinë. Pas këtyre në proces të finalizimit të njohjes së patentë shoferëve jemi edhe me Kanadanë dhe me Turqinë”, tha Kurti.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika