Kurti: Jemi për zbatim të plotë të marrëveshjes, ndërkombëtarët ta detyrojnë Serbinë të jetë më e përgjegjshme

Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga partnerët ndërkombëtarë, ta detyrojnë Serbinë të jetë më e përgjegjshme sa i përket dialogut me Serbinë.

Kurti tha se marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të pranohet si e plotë dhe jo të përjashtohen disa pjesë e disa jo.

“I përket faktorëve ndërkombëtarë që ta detyrojnë palën tjetër që të jetë më e përgjegjshme sa i përket zbatimit, meqenëse qartazi bëhet fjalë për një marrëveshje, me gjithë aneksin si pjesë integrale, e cila nuk parasheh vetëm një tërësi të elementeve, por paraqet një pako, nga e cila nuk mund të shkëputësh asnjë pjesë”, tha ai.

Ai theksoi se Kosova është për zbatim të plotë të marrëveshjes, teksa shtoi se shpreson që shumë shpejt të themelohet një ekip i përbashkët, për zbatimin e marrëveshjes.

“Ne jemi zotuar dhe e kemi ripërsëritur qëndrimin tonë për zbatim të plotë të kësaj pako, dhe aneksit përkatës për implementim, tash besoj se fjalën e ka Brukseli që ta detyrojë Serbinë për këtë. Ndërkaq, shpresoj që do të jetë, shumë shpejt i themeluar, një ekip, komision, komitet i përbashkët i cili do të jetë si mekanizëm për zbatim dhe pse jo le të bëhet edhe më herët edhe se takimi i nivelit të lartë në Bruksel”, tha ai.

Ndryshe, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka bërë të ditur se afati për caktimin e përbashkët monitorues për zbatimin e marrëveshjes Kosovë – Serbi, ka qenë sot, por që nuk është caktuar me kohë.

Ai bëri të ditur se Kosova tashmë e ka dërguar propozimin e saj, dhe se ai është ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika