Kurti jep detaje për vendimet që u morën në mbledhjen e qeverisë

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se në mbledhjen e 112-të të qeverisë janë marrë gjithsej 31 vendime. Në mesin e tyre janë miratuar gjashtë nisma për marrëveshje ndërkombëtare për projekte në infrastrukturë, drejtësi e energji dhe tri vendime për shpronësim për interes publik për realizimin e projekteve infrastrukturore në komunat e Mitrovicës dhe Podujevës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti





Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës që është mbajtur të martën janë marrë 31 vendime.

Në këtë mbledhje, shefi i ekzekutivit ka thënë se janë miratuar gjashtë nisma për marrëveshje ndërkombëtare për projekte në infrastrukturë, drejtësi e energji.

Po ashtu që çmimi i energjisë elektrike për qytetarët të jetë më i përballueshëm, Kurti ka thënë se qeveria ka ndarë mjete për subvencionimin e tarifave të energjisë elektrike.

“Ndamë mjete për masat e Pakos për Përballje me Inflacion, në mbështetje të amvisërisë që kanë kursyer energji, për punëtorët e ndërmarrjeve publike, për punëtorët e sektorit publik dhe për studentët”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Po ashtu në këtë mbledhje është aprovuar Plani i Veprimit për pakon e përkrahjes buxhetore për krizën e energjisë brenda fondeve IPA 2023, me vlerë prej 75 milionë euro.

“Iniciuam përfshirjen e Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara në listën e instrumenteve ndërkombëtare në Kushtetutën e Republikës”.

Ndërsa për fushën e bujqësisë është miratuar kompensimi i dëmeve të shkaktuara në  komunat e prekura nga fatkeqësitë natyrore.

Në mesin e shumë pikave, është miratuar edhe Plani Kombëtar i Veprimit 2023-2025 për Partneritetin për Qeverisje të Hapur.

“Me qëllim të institucionalizimit të kujdesit shëndetësor për pacientët me sëmundje të rralla, miratuam Koncept Dokumentin për Sëmundjet e Rralla. Miratuam edhe Projektligjin për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse”.

“Themeluam Këshillin Shtetëror Organizativ për shënimin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe 25 vjetorit te Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Kreu i Qeverisë ka bërë të ditur se janë miratuar tri vendime për shpronësim për interes publik për realizimin e projekteve infrastrukturore në komunat e Mitrovicës dhe Podujevës dhe se janë ndarë mjete për subvencionim të ndërtimit të shtëpive për komunitetet jo-shumicë, ndërtimi i të cilave kishte filluar në vitin 2019.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika