Kurti jep detaje rreth masave të reja për rritjen e efiçiencës së energjisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar në një postim në Facebook se është hapur thirrja për masat e reja për rritjen e efiçiencës së energjisë në shtëpitë private. Në postim, Kurti ka theksuar angazhimin e qeverisë për të ndihmuar qytetarët të bëjnë investime të dobishme për shtëpitë e tyre, me qëllim që të kenë dimra më të ngrohtë dhe vera më të freskëta

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një statusi në Facebook, ka bërë të ditur se është hapur thirrja për masat e radhës për rritjen e efiçiencës së energjisë.

“Për t’ua lehtësuar investimet në shtëpitë tuaja me qëllim që të keni dimra më të ngrohtë e vera më të freskëta, falë përkushtimit të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, mbështetjes së Bashkimit Evropian dhe angazhimit të Fondit të Kosovës për Eficiencë të Energjisë nga sot kemi hapur thirrjen për masat e reja për rritjen e efiçiencës energjetike në shtëpitë private”, ka shkruar Kurti.

Tutje, ai ka theksuar se “përmes këtyre masave të reja, do të mund të përfitoni nga subvencionimi për termoizolim të mureve të jashtme dhe kulmeve dhe ndërrim të dritareve dhe dyerve të jashtme. Subvencioni do të mbulojë 45% të vlerës së investimit, deri në 5,500 euro. E për familjet ku shtëpia është bashkëpronësi e të dy bashkëshortëve apo në pronësi të gruas, subvencionimi arrin 50%”.

“Gjatë vitit të kaluar kemi subvencionuar 10,000 familje me 5 milionë euro për të blerë pajisje efiçiente për ngrohje. Këtë vit kemi trefishuar buxhetin për pajisje dhe me 20 milionë do të investojmë në efiçiencë të shtëpive të banimit e ndërtesave shumë-banesore të destinuara për banim social”, ka përfunduar ai.

Aplikimi mund të bëhet online përmes vegëzës në vijim: ekosova.rks-gov.net/466

Ndërsa, detajet në lidhje me thirrjen mund t’i gjeni këtu: www.fkee-rks.net

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika