Kurti: Jo Asociacionit mbi baza etnike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se se ka një mundësi për bashkëpunim ndërkomunal, por jo për asociacion mbi baza etnike. Gjithashtu ai ka shtuar se Sipas tij situata aktuale në Veri nxitet nga Beogradi për të mbuluar refuzimin e propozimit franko-gjerman

Kryeministri i Kosovë, Albin Kurti (foto: DW)

Dialogu Kosovë-Serbi s’ecën përpara pa njohjen reciproke tha Albin Kurti në një intervistë për DW. Sipas tij situata aktuale në Veri nxitet nga Beogradi për të mbuluar refuzimin e propozimit franko-gjerman.

Kurti në këtë intervistë ka treguar se a do ta takoj presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Unë jam gati për takim, por kjo varet nga ndërmjetësit tanë, pra varet nga Bashkimi Evropian nëse ky takim do të zhvillohet ose jo. Por në përgjithësi, që nga 18 gushti, ne jemi takuar për dy çështje. E para, një kornizë e përgjithshme për marrëveshjen dhe së dyti, për çështjet aktuale”, ka thënë Kurti.

Ai ka treguar se a është i gatshëm të pranojë Asociacionin e Komunave më shumicë serbe.

“Propozimi franko-gjerman, që në thelb është propozimi i Brukselit, i mbështetur së tepërmi nga Berlini dhe Parisi, por edhe nga Uashingtoni, është një bazë e mirë për vijimin e diskutimeve për marrëveshjen përfundimtare, që do të thotë normalizim i plotë mes marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, duke pasur në qendër njohjen reciproke. Do të ketë edhe detaje të tjera të kësaj marrëveshjeje, por kryesorja duhet të jetë njohja reciproke. Në këtë propozim, parashikohen gjithashtu edhe diskutimet rreth të drejtave të pakicave, dhe në këtë pikë Beogradi mund të shprehë kërkesën e tij për temën që ata e quajnë Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, e cila është një formë për të adresuar çështjen e pakicës serbe”, ka thënë Kurti.

Ndërkaq, sipas Kurtit Kosova ka një kushtetutë shumë demokratike dhe progressive. Kapitulli i tretë, nga Nenet 57-62, parashikojnë një gamë të gjerë të drejtash për pakicat në Kosovë, sepse ne nuk kemi vetëm një pakicë. Shqiptarët e Kosovës përbëjnë 92% të popullsisë, dhe rreth 8% përbëhet nga pakicat. Pakica serbe, por edhe ato boshnjake, rome, egjiptiane, ashkalinjtë dhe goranët. Pra, ne kemi shumë pakica dhe mandate në parlament për këto pakica. Gjithsej ka 11 komuna me shumicë nga këto pakica, sipas propozimit të Martti Ahtissarit”.

Dhe sipas tij kjo është në mundësi për bashkëpunim ndërkomunal, po jo një asociacion mbi baza etnike.

“Ka një mundësi për bashkëpunim ndërkomunal, por jo për asociacion mbi baza etnike. Unë nuk e kundërshtoj Asociacionin e komunave. Aktualisht, Kosova ka një asociacion komunash, 38 në total. Por unë nuk mund ta pranoj asociacionin mbi bazat e identitetit etnik. Politika mbi bazat etnike nuk është e mundshme. Pra s’mund të krijohet një asociacion mbi baza etnike, sepse kjo bie në kundërshtim me Kushtetutën tonë. Ky fakt është gjithashtu i konfirmuar nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese tonës në dhjetor 2016”, ka shtuar Kurti.

Sa i përket situatës së tensionuar në veri të Kosvës, Kurti e ka fajësuar shtetin serb, pasi Beogradi e refuzon propozimin Franko-Gjerman dhe kjo dramë është krijuar për të mbuluar refuzimin.

“Kjo situatë është krijuar sepse Beogradi e refuzon propozimin Franko-Gjerman dhe kjo dramë është krijuar për të mbuluar refuzimin. Ata e kanë diskutuar këtë propozim në takimin e Këshillit të Sigurisë në Beograd dhe ai është refuzuar në mënyrë unanime. Pra, të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurisë në Serbi votuan kundër propozimit. Dhe njoftimi u dha nga ministri i Jashtëm i Serbisë, i cili në të shkuarën ka qenë zëdhënës i Millosheviçit. Ai tha se e kishin refuzuar propozimin franko-gjerman dhe më pas sajuan këtë dorëheqje kolektive nga institucionet tona, të policëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë. Kam bërë thirrje që ata të mos japin dorëheqjen sepse institucionet nuk janë të miat. Institucionet u përkasin njerëzve dhe shtetit dhe ato na shërbejnë të gjithëve. Dhe unë, si kryeministër, jam shërbëtori kryesor. Unë u shërbej të gjithë njerëzve pavarësisht etnisë, pavarësisht identitetit kombëtar. Dhe ja përse unë u bëj sërish thirrje atyre që mos t’i braktisin institucionet, mos t’i lënë ato, të mos japin dorëheqje. Ata duhet të punojnë bashkarisht me ne. Kjo situatë ka krijuar një lloj boshllëku, por ne po bëjmë të pamundurën në mënyrë që shërbimet publike të jenë aty për njerëzit dhe askush të mos vuajë nga këto dorëheqje”, ka thënë Kurti.

Borell: Serbët e Kosovës duhet të kthehen në institucione, Kosova ta formojë Asociacionin

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika