Kurti: Ka një iniciativë franko-gjermane, por nuk ka diçka përfundimtare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit që zhvilloi me kryetarin e komunës ë Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se ka një iniciativë franko-gjemane, e cila dëshiron t’i japë më shumë fuqi Miroslav Lajçak-ut. Kurti, gjithashtu, ka folur edhe rreth dorëheqjes së Rifat Latifit, nga posti i ministrit të Shëndetësisë, i cili bëri të ditur se nuk e ka shkarkuar ish-ministrin Latifi

FOTO: ZKM, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit që zhvilloi me kryetarin e komunës ë Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se ka një iniciativë franko-gjermane e cila dëshiron t’i japë më shumë fuqi Miroslav Lajçak-ut.

Por, ai ka theksuar se nuk ka diçka përfundimtare e aq më pak vendimtare.

“Unë kam propozuar kornizën e përgjithshme të dialogut. Ka një iniciativë franko-gjermane e cila dëshiron që t’i japë edhe më shumë fuqi zotit Lajçak, sikurse i jep edhe mbështetja e vazhdueshme amerikane. Diskutohen modele të ndryshme, por nuk ka diçka përfundimtare e aq më pak vendimtare që do të mund të thuhej se ky është propozimi fanko-gjerman dhe rrjedhimisht diskutojeni tash e jepni vërejtjet. Më shumë ka si të them ide që qarkullojnë Berlin, Bruskel, Washington, por edhe Londër, Romë, Paris, Beograd dhe Prishtinë. Unë kam zotim të plotë për transparencë për procesin, por është edhe konfidencialiteti i bisedimeve paralelisht me transparencën e procesit, dhe të gjitha idetë me të cilën shpeshherë ne testohemi nga zyrtarë dhe diplomatë të ndryshmit nuk mund t’i hedhim në opinion. Pra, duhet diçka të ngurtësohet që të publikohet, përderisa është le të themi në gjendje të lëngshme nuk është korrekte nga ana ime që ta publikoj. Pas ngurtësimit vjen publikimi”, ka thënë Kurti.

Kurti, gjithashtu, komentoi të arriturat e Qeverisë së tij, të cilat janë kritikuar nga opozita.

“Asnjëra prej shifrave që unë kam prezantuar nuk është kontestuar, opozita më sulmon, opozita më kritikon sepse e ka këtë detyrë për nga natyra, mirëpo përndryshe të arriturat tona janë të padiskutueshme. Nuk mund të them se rritja e bizneseve të ekonomisë në përgjithësi e në veçanti e eksporteve është dora e qeverisë, por është vullneti dhe disa  vendime të qeverisë, dora është e punëtorëve, punëtorët që kanë prodhuar e që pastaj bëhet eksporti ata e kanë dorën ne e kemi vullnetin dhe vendimin”, ka shtuar Kurti.

Kurti, gjithashtu, foli rreth dorëheqjes së ministrit së Shëndetësisë, Rifat Latifi, nga kjo pozitë.

Ai bëri të ditur se nuk e ka shkarkuar ish-ministrin Latifi, dhe se nuk ka asnjë projekt që ai e ka nisur, e që Qeveria do ta ndalë.

“Unë nuk e kam shkarkuar ministrin e Shëndetësisë, ai ka dhënë dorëheqje, unë e kam falënderuar për punën dhe angazhimin. Ai nuk ka kursye as dijen as përvojën dhe as kontaktet ndërkombëtare, dhe për 10 muaj ka bërë krejt çfarë ka mundur,  por ai nuk është një person që nuk reflekton edhe mbi punën e vet, dhe ai ka thënë se me situatën me të cilën ballafaqohet dhe me kapacitetet që ekzistojnë kaq mund të bëjë. Pra, ju e dini që doktor Rifat Latifi është një akademik dhe profesionalist i shkëlqyer dhe ka vlerë të madhe edhe si akademik perëndimor. Unë do të vazhdoj komunikimin dhe bashkëpunimin me të, jo në këtë detyrë me vullnetin e tij. Nuk ekziston asnjë projekt që ai ka nisur e ne do ta ndalim, dhe nuk ekziston asnjë punë që ai është angazhuar dhe ne nuk do ta vazhdojmë“, ka thënë Kurti.

Kurti numëron arritjet e VV-së në Gjilan në 10 muajt e fundit

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika