Kurti ka njoftuar se ka propozuar kornizën e përgjithshme të marrëveshjes me Serbinë

Kosova e ka propozuar kornizën e përgjithshme të marrëveshjes në Pallatin Élysee të Francës në para presidentit të francez Emmanuel Macron

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka treguar se çfarë ka biseduar me presidentin e Republikës franceze, Emmanuel Macron, në Pallatin Élysee, ka ka thënë se delegacion Kosovare e ka dorëzuar propozimin e vetë për zgjidhjen e çështjes në  mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Potencuam se Kosova ka propozuar kornizën e përgjithshme të marrëveshjes, ndërsa propozimi franko-gjerman shërben si bazë e mirë për diskutime të mëtejshme”, ka thënë Kurti.

Më tej Kurti ka shprehur mirënjohje për presidentin Macron, “për angazhimin e Francës, në bashkëpunim me Gjermaninë, për dinamizimin e procesit të dialogut dhe ritheksuam përkushtimin e plotë të Republikës së Kosovës në këtë proces, të bazuar në ruajtjen e rendit kushtetues, sovranitetit, integritetit territorial e marrëdhënieve të mira fqinjësore”.

Ai ka përfunduar duke thënë se “Republika e Kosovës është partnere e besueshme e Republikës së Francës dhe aleatëve të tjerë euroatlantik”.

Osmani e informon  Macron: Veprimet destabilizuese të Serbisë, në Veri të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me të parin e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, janë takuar me presidenti e Francës, Emmanuel Macron në Pallatin Élysée. Ku sipas Osmani ata kanë diskutuar për dialogun në mes të Kosovës dhe për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Sipas Osmanit është theksuar nevoja e dinamizimin e dialogu të mes të Kosovës dhe Serbisë.

Por e para e vendit, presidentit francez i ka thënë se janë të përkushtuar “për procesin e dialogut, të bazuar në ruajtjen e sovranitetit, rendit kushtetues, integritetit territorial dhe funksionalitetit të Kosovës, të cilat janë të paprekshme”.

“Diskutuam edhe veprimet destabilizuese të Serbisë, përmes fuqizimit të strukturave ilegale të saj në Kosovë, frikësimit të qytetarëve serbë dhe nxitjes së grupeve kriminale për ta cenuar rendin dhe ligjin në veri”, ka thënë Osmani.

“Në takim, ritheksuam rëndësinë e përfundimit të procesit të liberalizimit të vizave përgjatë presidencës çeke të Këshillit të BE-së, si dhe kërkuam vazhdimin e mbështetjes së Francës për integrimin euroatlantik të Kosovës dhe anëtarësimin në organizata tjera ndërkombëtare”.

“Ndërkaq, Presidenti Macron potencoi përkrahjen e tij për paqe, siguri dhe stabilitet në Kosovë dhe rajon”, ka shtuar ajo.

Osmani ka përfunduar duke thënë se për të gjithë qytetarët e vendit, Kosova mbetet e angazhuar në koordinim me partnerët ndërkombëtar në mënyrë që të mbizotëroj, paqja dhe stabiliteti.





Shija e redaktorit

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në kohët e vështira për librin dhe kulturën, me iniciativën e një grupi krijuesish e intelektualësh, shtëpia botuese...

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua...

Instituti për Promovimin e Metodës Shkencore, mbështetur nga shtëpia botuese "Dukagjini", shënuan “Festivalin e Matematikës” për të tretin vit me radhë, duke vlerësuar dhe nxitur...

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

Të fundit nga rubrika