Kurti ka shpalosur 10 pikat programore të platformës së tij për kryetar të LVV-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shpalosur programin e platformës së tij për kryetar të Lëvizjes së Vetëvendosjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shpalosur programin e platformës së tij për kryetar të Lëvizjes së Vetëvendosjes.

Kandidati për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje, dhe gjithashtu edhe kryeministër, Albin Kurti, ka shpalosur platformën e tij për mandatin e ri 4 vjeçar për drejtimin e organizatës politike.

Kurti ka ftuar anëtarësinë që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet e brendshme.

Ndërsa, Kurti ironizoi me ata që kanë thënë se do të këtë zgjedhje në shtator, duke thënë se e vertetë që ka zgjedhje, por ka në Lëvizjen Vetëvendosje.

“Ndoshta edhe mbani mend në këtë dimrin që shkoi, kur dikush edhe thoshte që në shtator ka zgjedhje. Është e vërtet që në shtator ka zgjedhje, por në VV. Këtë të diel më 25 shtator, andaj është mirë që të gjithë anëtarët e VV’së ta shfrytëzojnë këtë të drejtë për demokracinë e brendshme të VV’së”, tha Kurti.

Kurti thotë se që nga ardhja në pushtet e LVV-së, janë përballur me sfida të paparashikueshme.

“Pandemia dhe lufta në Ukrainë kanë ndikuar në shëndetin e qytetarëve dhe ekonominë e vendit. Fati ka dashur që ne të vijmë në qeverisje në kohën e këtyre dy problemeve. Kriza nuk na ka prekur vetëm neve por gjithë botën. Sidoqoftë ne jemi përgjegjës për vendin tonë”, ka shtuar Kurti.

Ai thotë se Kosova mund të goditet nga këto kriza më shumë se shtetet e zhvilluara.

“Megjithatë ne jemi të duhurit për të qenë në krye të vendit në këtë kohë kritike”, ka thënë Kurti.

Kryeministri i vendit thotë se organizata e LVV-së është çelësi i suksesit të qeverisjes.

Ai ka numëruar disa nga prioritetet e tij për mandatin tjetër në krye të LVV-së.

1) Rritja e numrit të anëtarëve të rinj me mosha të reja në LVV

2) Rritja e anëtarësisë së vajzave dhe grave

3) Krijimi i kohezionit mes brezave, grupeve shoqërore e botëkuptimore

4) Forcimi i shkollës politike dhe dimensionit ekzekutiv të saj

5) Promovimi i organizimit sindikal në sektorin privat6) Përgatitja e burimeve njerëzore dhe programore për zgjedhjet lokale 2025

7) Përgatitja e platformës politike për mandatin e dytë të qeverisjes

8) Rritja e rrjetit të qendrave të Lëvizjes Vetëvendosje në mërgatë

9) Angazhimi i studentëve dhe profesionistëve në organizatën politike të Lëvizjes

10) Bashkëpunimi ndërkombëtarë dhe ai jashtë shtetit e brenda kombit tonë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika