Kurti ka takuar teoricienin botëror, Francis Fukuyama

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë Tryezës vjetore  të 26-të të oranizuar nga “The Economist”, është takuar me teoricienin e mirënjohur botëror nga Chicago, të sistemeve politike dhe ekonomisë politike, Francis Fukuyamën

Teoricieni Francis Fukuyama, dhe Kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Në Tryezën vjetore të 26-të të organizuar nga “The Economist” Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Francis Fukuyama, teoricienin e mirënjohur botëror nga Chicago, të sistemeve politike dhe ekonomisë politike.

Francis Fukuyama është teoricien, ekonomist politik, shkencëtar politik dhe shkrimtar.

Fukuyama është i njohur për librin e tij “Fundi i Historisë dhe Njeriu i Fundit”, në të cilin argumenton se historia duhet parë si një proces evolucionar, dhe se fundi i historisë në këtë kuptim, është demokracia liberale, pra kjo është forma përfundimtare e qeverisjes për të gjitha kombet.

Francis Fukuyama.

Kurti e ka njoftuar teoricienin Fukuyama për zhvillimet ekonomike dhe progresin në Kosovë.

“Kryeministri Kurti u takua dhe bisedoi me Prof.Fukuyama duke e njoftuar për progresin demokratik dhe ekonomik në Kosovë si dhe zhvillimet e reja që ndërlidhen me dinamikat gjeopolitike pas invazionit dhe agresionit rus në Ukrainë. Diskutuan për Bashkimin Evropian, NATO-n dhe marrëdhëniet e Kosovës me vendet e Ballkanit”, njofton Zyra e Kryeministrit.

Gjithashtu, në njoftim thuhet se ata kanë diskutuar se çka mund të mësohet nga historia dhe teoria, për mbrojtjen e të drejtave, drejtësisë dhe demokracisë në të ardhmen.

Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti e ftoi Fukuyaman që ta vizitojë Republikën e Kosovës, përfundon njoftimi.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika