Kurti – kadetëve të rinj të Policisë së Kosovës: Do të jeni pjesë e përpjekjeve të përbashkëta për forcuar Republikën tonë

kryeministri i vendit, Albin Kurti lidhur me ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 58-të të Policisë së Kosovës ka thënë se kadetët e rinj do të jenë pjesë e përpjekjeve të përbashkëta për forcuar Republikën e Kosovës

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës

Këtë të premte u mbajt ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 58-të të Policisë së Kosovës.

Lidhur me këtë kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Policia e Kosovës vazhdon të jetë një ndër institucionet më të besueshme për qytetarët, vazhdon të zbatojë me sukses misionin kushtetues që të mbrojë jetën dhe pronën e qytetarëve, të mbajë rendin dhe qetësinë publike, të parandalojë dhe ta zbulojë krimin, të mbrojë të drejtat dhe liritë e njeriut, e të trajtojë në mënyrë të barabartë të gjithë qytetarët pa dallim etnie, religjioni, gjinie a moshe.

“Si Qeveri e Republikës së Kosovës, që nga marrja e mandatit, jemi zotuar për luftë të pa kompromis ndaj korrupsionit, veçanërisht atij që është mirëmbajtur me vite në institucione tona. Për luftim ndaj çdo lloj krimi të organizuar, që mbi të gjitha ka rënduar mirëqenien e qytetarëve tanë. Për ruajtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës sonë. Policia jonë, për këto dy vite, ka qenë maksimalisht e angazhuar në realizimin e këtyre prioriteteve të përbashkëta. Rreth 900 operacione policore janë zhvilluar në tërë territorin e vendit tonë. Janë arrestuar mbi 3 mijë e 200 persona për vepra të ndryshme penale, si keqpërdorim të detyrës zyrtare, fajde, ryshfet, kanosje, dhunë, vrasje e deri te arrestimet për sulme ndaj rendit kushtetues e përfshirje në akte terroriste”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka thënë se intensiteti i njëjtë i punës së zyrtarëve policorë ka vijuar edhe në veriun e vendit, që sipas tiij në të kaluarën ka qenë zonë e rehatisë për bandat kriminale të udhëhequra nga Beogradi.

“Pikërisht për shkak të këtij aktiviteti të shtuar policor edhe në atë zonë, ka pasur sulme të njëpasnjëshme ndaj zyrtarëve tanë policorë, nga të cilët 25 zyrtarë janë lënduar lehtë, një është plagosur, ndërsa një ndodhet aktualisht në tretman mjekësor pas lëndimit që kishte marrë në aksionin e arrestimit të kriminelit famëkeq “Llune””, ka thënë Kurti.

Kreu i ekzekutivit iu ka drejtuar kadetëve policorë se i pret një rrugë e gjatë, me sfida dhe sakrifica, por sipas tij asnjëra prej tyre nuk do ta zbehë vullnetin dhe misionin e tyre për të shërbyer.

Ai ka shtuar se Policia e Kosovës është vijimësi e UÇK-së dhe se si pjesëtarë të Policisë së Kosovës, kadetët policorë do të jenë pjesë e historisë së vendit dhe përpjekjeve të përbashkëta për ta ngritur dhe për ta forcuar Republikën e Kosovës.

“Rezultatet e sukseset ndër vite të Policisë, vetëmohimi dhe puna e palodhshme e zyrtarëve policorë të 57 gjeneratave para jush, dhe policët e rënë në krye të detyrës, le të jenë udhërrëfyes i punës suaj të përditshme. Zyrtarët policorë që nuk kanë bërë kompromis me ligjin e nuk janë bërë pjesë e proceseve që mbi të gjitha kanë dëmtuar imazhin e kanë cenuar integritetin e Policisë, janë shembulli më i mirë për t’u ndjekur nga ju.Në mbështetje të pa rezervë keni një qeveri demokratike e bashkëpunuese, e cila asnjëherë nuk do të synojë të minojë rolin tuaj e që do të adresojë secilën sfidë që do të keni para vetes. Sfida juaj është sfida jonë”.

Tutje ai la theksuar se Policia e Kosovës do të vazhdojë të mbetet në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim dhe dyert e saj do të jenë gjithmonë të hapura për të gjithë ata që duan të jenë faktor i garantimit të sigurisë dhe të ligjshmërisë në vendin tonë.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika