Kurti: Kemi ende probleme në kufirin me Serbinë, po bëjmë çmos që të afrohemi me BE-në sa më shpejt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se kemi ende probleme në kufirin me Serbinë dhe se sipas tij, po bëjnë çmos që të afrohemi me BE-në sa më shpejt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Kosova vazhdon të jetë e kërcënuar nga ata që duan të pasurohen me luftë dhe armë, duke aluduar kështu në organizatat kriminale serbe që veprojnë në veri të Kosovës.

Kurti ka thënë se ata që janë pasuruar me luftën e fundit në Kosovë, janë kthyer në kriminelë dhe se tani po pasurohen në forma të tjera.

“Ka ende probleme në kufirin me Serbinë. Fatkeqësisht ata që u pasuruan me luftën janë kthyer në kriminelë dhe vazhdojnë të pasurohen me bitcoin, drogë dhe armë. Ata e mbulojnë biznesin e tyre me ide nacionaliste, por janë ende kriminelë”, ka thënë Kurti në një intervistë për agjencinë italiane “AGI”.

Ai më tej ka akuzuar Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve në Kosovë – për lidhje të forta me Serbinë dhe Rusinë.

“Ata flasin për nacionalizëm dhe patriotizëm, por në realitet kanë ide fashiste dhe lidhje me Vuçiqin dhe Putinin”, është shprehur Kurti.

Kreu i ekzekutivit edhe për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian ka thënë se po bëjnë çmos që ky proces të përshpejtohet.

Kosova e dorëzoi aplikacionin për anëtarësim në BE më 15 dhjetor të vitit 2022, pasi u njoh zyrtarisht nga Komisioni Evropian si shtet ‘kandidat potencial’.

“Nuk jemi ende zyrtarisht kandidat për anëtarësim, por po bëjmë çmos që sa më shpejt t’i afrohemi Bashkimit Evropian”, është shprehur ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika