Kurti kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës nga komisionerja e BE-së për Zgjerim

Kryeministri Albin Kurti kërkoi nga komisionerja e BE-së për Zgjerim, heqjen e masave ndaj Kosovës dhe theksoi përkushtimin e vendit për përmbushjen e reformave evropiane

Kryeministri Albin Kurti është takuar të mërkurën në Bruksel me Komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, të cilën e ka njoftuar mbi detajet lidhur me sulmin terrorist të 29 nëntorit në kanalin e “Ibër-Lepencit” në veri. 

Siç thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit, Kurti e ka njoftuar Kosin për hetimet që janë duke vazhduar lidhur me këtë rast dhe se në mesin e gjërave të konfiskuara, janë gjetur armatim, municion, 74 emblema ushtarake, prej të cilave 20 janë të njësive të ndryshme ushtarake ruse e serbe. 

Tutje bëhet e ditur se në këtë takim është diskutuar edhe për avancimin e procesit të integrimit të Kosovës në BE dhe për përparimet e arritura në agjendën e reformave evropiane, reformave institucionale në Kosovë, zhvillimit ekonomik, progresit demokratik dhe marrëdhënieve fqinjësore.

“Kryeministri u shpreh se Republika e Kosovës është shembull shumë i mirë që zhvillimi ekonomik dhe progresi demokratik mund të ecin krah për krah. Ai theksoi përkushtimin e Qeverisë për zbatimin e Planit të Rritjes, i cili është instrumenti kryesor për rritjen ekonomike dhe përshpejtimin e procesit të integrimit në BE. Me këtë rast, përmendi zbatimin e agjendës së reformave ERA II e cila deri në fund të vitit 2023 ka arritur shkallë zbatimi prej 72%”, thuhet në njoftim. 

Teksa ka bërë thirrje për largimin e masave ndaj Kosovës, Kurti se ka thënë që përkushtimi i Kosovës në zbatimin e reformave evropiane dhe linjëzimi me politikën e jashtme të BE-së meriton pranimin e pyetësorit dhe marrjen e statusit të vendit kandidat.

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika