Kurti: Koha që BE ta ndryshojë qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor

Kreu i Qeverisë, Albin Kurti, ka thënë se është koha që BE-ja të ndryshojë qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor

FOTO: EO

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është koha që Bashkimi Evropian ta ndryshojë qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor.

Shefi i ekzekutivit në konferencën për ”Balkan Dialogues Initiative”, shtoi se sa i përket dialogut, Kosova është konstruktive në këtë proces.

“Ka ardhur koha për Bashkimin Evropian që ta ndryshojë qasjen ndaj rajonit. Fondet e BE-së duhet të ndërlidhen me vlerat evropiane. Kur bëhet fjalë për bashkëpunim rajonal, ne kemi ratifikuar tri marrëveshjet nga procesi i Berlinit. Sa i përket dialogut me Serbinë, ne jemi konstruktiv dhe kreativ në këtë proces. Ne besojmë se marrëveshja bazë e arritur është një hap i rëndësishëm”, ka thënë Kurti.

Kurse sa i përket të drejtave të minoriteteve, kreu i Qeverisë theksoi se është Kushtetuta e Kosovës, e cila i garanton të drejtat për pakicat./EO

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika