Kurti: Kosova dënon pa mëdyshje sulmet terroriste kundër Izraelit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për sulmet në Izrael

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për sulmet në Izrael ka thënë se Republika e Kosovës dënon pa mëdyshje sulmet e sotme terroriste kundër shtetit të Izraelit.

Përmes një postimi në platformën “X”, Kurti ka thënë se mendimet e tyre janë me popullin e Izraelit gjatë kësaj kohe “tepër sfiduese”.

“Ne dënojmë të gjitha aktet e dhunës dhe qëndrojmë në solidaritet të palëkundur me të prekurit”, ka shkruar kryeministri i Kosovës.

Nga sulmi në Izrael deri tani të paktën 40 persona kanë vdekur dhe 779 të tjerë të plagosur.

Lexo dhe: Të paktën 40 të vdekur dhe 779 të plagosur nga sulmi në Izrael

Kështu raporton CNN, përcjellë Dukagjini.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika