Kurti: Kosova është në top vendet për digjitalizim dhe krahasohet me Zvicrën dhe Luksemburgun

“Strategjia e E-qeverisjes e vendos vizionin tonë për një administratë të digjitalizuar dhe me efekt e transparente. Ndikon në rritjen e vazhdueshme të ekonomisë së vendit. Një nga këto parimet janë vendosja e qytetarit në qendër të eliminojnë burokracinë dhe të kursejnë kohën. Një parim tjetër është gjithëpërfshirja. Kosova është në top vendet për digjitalizim dhe krahasohet me Zvicrën dhe Luksemburgun”

Kryeministri i Kosovës, Abin Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova krahasohet me Zvicrën dhe Luksemburgun sa i përket transformimit digjital.

Gjatë prezantimit të Strategjisë së Kosovës për Qeverisje Elektronike 2023-2027, Kurti tha se Strategjia e E-qeverisjes e vendos vizionin e tyre për një administratë të digjitalizuar dhe transparente, raporton Ekonomia Online.

Ai theksoi se Strategjia e E-Qeverisjes ndikon në rritjen e vazhdueshme të ekonomisë së vendit.

“Strategjia e E-qeverisjes e vendos vizionin tonë për një administratë të digjitalizuar dhe me efekt e transparente. Ndikon në rritjen e vazhdueshme të ekonomisë së vendit. Një nga këto parimet janë vendosja e qytetarit në qendër të eliminojnë burokracinë dhe të kursejnë kohën. Një parim tjetër është gjithëpërfshirja. Kosova është në top vendet për digjitalizim dhe krahasohet me Zvicrën dhe Luksemburgun”, u shpreh Kurti, shkruan EO.

Kurti tha se ky është dokument strategjik që fokusohet në fushat kryesore të digjitalizimit të sektorit publik dhe që ndihmojnë në arritjen e vizionit të përcaktuar në Agjendën Digjitale të Kosovës 2030 për transformimin e Kosovës në një vend të suksesshëm në fushën e digjitalizimit.

Ai tha se objektivat të përcaktuara në strategji ndihmojnë në arritjen e vizionit të transformimit digjital në administratën publike të Kosovës.

“Strategjia adreson çështjet aktuale dhe formulon objektiva dhe veprime specifike për tejkalimin e tyre dhe arritjen e qëllimeve strategjike. Kosova ka shënuar progres të mirë në digjitalizimin e administratës publike duke përcaktuar digjitalizimin si një nga prioritetet e saj, por strategjia thekson mundësitë për qasje më koherente dhe sistematike ndaj digjitalizimit në sektorin publik për t’i nxitur më tej përpjekjet për digjitalizim”, tha Kurti.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika