Kurti: Kosova është shumë para Serbisë në sundimin e ligjit e në pavarësinë e institucioneve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova është shumë para Serbisë sa i përket sundimit të ligjit e pavarësisë së institucioneve, gjersa ka shtuar se "Kosova është pala më aktive dhe konstruktive edhe në dialog"

Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e 109-të të Qeverisë së Kosovës ka thënë se vendimi për targat nuk është objekt i negocimit, por vendim i qeverisë së Kosovës.

“Ne nuk kënaqim teksa gjobisim, asnjë polic nuk kënaqet, nuk është dëshirë gjobitja, por detyrë sipas ligjit të shtetit të Kosovës”, ka thënë Kurti.

Kurti ka theksuar se ky vendim i Qeverisë për targa ka ardhur pas dështimit të negociatave gjashtëmujore me fajin e Serbisë, e cila ka refuzuar tetë opsionet për targat.

“Më datën 28 qershor, kjo ka ndodhur pasi gjashtë muaj është negociuar në Bruksel për targa, dhe në fund kanë qenë 8 opsione, prej këtyre 8 opsioneve, 3 kanë qenë më të përshtatshme për ne, ndërsa 5 jo, ndërsa Serbia i ka refuzuar të gjitha 8 opsionet”, ka vijuar ai.

Ai ka thënë se në Bruksel sot ndodhet zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, i cili do të ketë një takim me kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq në përpjekje që brenda këtyre orëve që kanë mbetur të arrihet një zgjidhje.

“Evropa dhe Bashkimi Evropian është fati ynë, nuk kemi as hatërmbetje e as inate, nuk veprojmë, nuk flasim e as nuk sillemi me cinizëm, por në të vërtetën dhe të drejtën tonë. Ndaj BE-së kam qenë kritik edhe në të kaluarën, por asnjëherë i hidhëruar, në këtë drejtim është edhe deklarata ime ndaj Borrell-it, të cilët e braktisën propozimin e BE-së”.

Kurti ka thënë se Kosova është para Serbisë për sundim të ligjit e demokracisë.

“Jam i bindur që jemi para Serbisë sa i përket pavarësisë”, gjersa ka shtuar se Kosova është pala më aktive dhe konstruktive edhe në dialog.

Ai ka thënë se Kosova nuk është shtet diktatorial që vendos se kush shkon dhe kur kthehet, por ka ligje që e mundësojnë atë gjë, kështu duke përmendur dorëheqjet e Listës Serbe nga institucionet e Kosovës.

“Nuk mund të jenë njësoj çështjet e sundimit të ligjit në Kosovë, pra njësoj nuk mund të jenë dorëheqjet e Listës Serbe nga institucionet e Kosovës dhe të tjerë prej tyre që u kthyen duke bërë betimin në Kuvend, duke respektuar ligjin dhe kushtetutshmërinë”.

Ndër të tjera, ai ka thënë se gjithmonë do të jetë i pranishëm në takime në Bruksel që temë kanë marrëveshjen finale me njohjen reciproke në qendër.

 

 

 

 

 

 

 

 

 





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika