Kurti: Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor, por më i izoluari

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se më 18 korrik të vitit 2016, Komisioni Evropian ka konfirmuar për herë të dytë se Kosova i përmbush të gjitha kriteret për liberalizim të vizave. Sipas tij, Kosova edhe pse është vendi më proBE-së, mbetet ende vendi më i izoluar

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të hënën e 18 korrikut ka thënë se janë bërë 4 vjet qëkur Komisioni Evropian konfirmoi për herë të dytë se Kosova i përmbush të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Kurti ka bërë të ditur se më 18 korrik të vitit 2016, Komisioni Evropian ka konfirmuar se Kosova i përmbush të gjitha këto kritere, por siç thotë ai, ky vend mbetet ende më i izoluari.

Kreu i Qeverisë përmes një postimi në Twitter, ka thënë se Kosova është vendi më demokratik dhe proBE në Ballkanin Perëndimor, por më i izoluari.

Sipas Kurtit, shpresat e qytetarëve të Kosovës duhet të përmbushen me vendosmërinë dhe solidaritetin e BE-së.

Image
Konfirmimi nga KE për herë të dytë për Kosovën për përmbushje të kritereve për liberalizim të vizave

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika