Kurti: Kosova i gëzohet çdo suksesi të Shqipërisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Kuvendin e Shqipërisë, ka deklaruar se Kosova dhe Shqipëria, duhet të jenë më shpesh së bashku, dhe jo vetëm nëpër festa

Albini Kurti, kryeministër i Kosovës, në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë, ku po mbahet mbledhja e përbashkët e dy Kuvendeve atij të Shqipërisë dhe Kosovës, ka thënë se Kosova i gëzohet çdo suksesi të Shqipërisë.

“I gëzohemi çdo suksesi të Shqipërisë, si atyre të qeverive paraprake njësoj edhe të kësaj qeverie. Urojmë që sukseset e Shqipërisë të shtohen në çdo ditë të flamurit. Ashtu siç gëzohemi ne në Kosovë për sukseset tuaja, ashtu gëzohen edhe në Shqipëri për sukseset e Kosovës”, ka thënë Kurti.

Po ashtu, sipas tij Kosova e Shqipëria duhet të përfshihen në çështjen publike të njëra-tjetrës, mirëpo “jo për të penguar, por për të kontribuar”.

“Ne duhet të jemi më shpesh bashkë, jo vetëm në kremte, jo vetëm ne politikanët. Ne duhet të punojmë bashkë, të ndajmë ide me njëri-tjetrin, t’i pranojmë perspektivat e ndryshme, kritikat njëri-tjetrit. Të punojmë së bashku”, është shprehur tutje Kurti.

Kurti ka shtuar se nëse Kosova dhe Shqipëria pushojnë së punuari menjëherë rrezikojnë, pasi sipas tij, vendet ballafaqohen me probleme, të cilin ai e konsideroi problem shumë të mprehtë largimin e të rinjve nga vendi.

Por, kryeministri ka thënë se mërgimtarët janë mbështetja më e madhe e dy vendeve tona.

Albini Kurti, kryeministër i Kosovës, në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë

“Mërgimtarët janë mbështetja më e madhe ekonomike për vendet tona e familjet e tyre, por edhe burim demokratizimi e kulture që ata e marrin në shoqëritë e zhvilluara ku shkojnë të jetojnë e punojnë. E di që atje s’po shkoni për qejf, po prej brengës. E di që ende s’kemi bërë mjaftueshëm që t’ua kthejmë besimin në institucione, në drejtësi, shtet e politikë që ju ta mendoni rritjen e fëmijëve tuaj në atdheun tuaj si opsionin më të mirë”.

Ai ka uruar të gjithë shqiptarët në Ballkan festën e 28 nëntorit, duke thënë “ju uroj nga zemra ditën e flamurit dhe 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë”.

Albini Kurti, kryeministër i Kosovës, në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë

Sipas tij, Shqipëria është kontribuuese në paqe si dhe bashkëpunuese në shumë fusha për ta çuar vendin para.

Ndërkaq, Kurti ka cituar Luigj Gurakuqin, i cili kërkonte bashkim kundër çdo copëtimi të Shqipërisë.

“E kremtja e 28 nëntorit duhet të jetë pra për ne të gjithë jo vetëm një ditë gëzimi dhe dëfrimi por edhe një ditë pendimin të cilën e  mbledhim mendjen e të bëjmë shqyrtimin e vetëdijes tanë”, ka folur Kurti duke cituar Gurakuqin.

Në fund ai ka thënë se Kosova uron shumë që sukseset Shqipërisë të iu shtohen.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika