Kurti: Kosova i ka plotësuar kushtet për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja Donika Gërvalla kanë marrë pjesë në takimin e parë të Grupit Koordinues për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Kurti tha se Kosova ka plotësuar kushtet për anëtarësim përmes qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, kanë marrë pjesë në takimin e parë të Grupit Koordinues për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.

Në këtë tryezë, Kurti tha se për shkak të qeverisjes së mirë e sundimit të ligjit, Kosova i ka plotësuar kushtet për anëtarësim në këtë organizatë.

“Qevrisja e mirë e progresi demokratik, I ka hapur rrugë procesit të anëtarësimit tonë në këtë organizatë. Kosova i ka plotësuar edhe kërkesat ligjore edhe standardet demokratike për t’u bërë pjesë e Këshillit të Evropës”, tha ai.

Kurti theksoi se pas kalimit të fazës së parë të anëtarësimit, tani do të fillojë një etapë substanciale, që sipas tij, do të shoqërohet me vizita faktmbledhëse dhe përgatitje të raporteve.

“Pas një pune intensive, komiteti i ministrave vendosi në favor të aplikimit të Kosovës, duke e përmbyllur me sukses fazën e parë të anëtarësimit. Tani që procesi ka kaluar në asamblenë parlamentare të KiE-së, e cila do të japë mendimin  e saj, lirisht mund të themi se fillon etapa substanciale e procesit, e cila do të shoqërohet me vizita faktmbledhëse dhe përgatitje të raporteve”, ka thënë ai.

Grupi koordinues, sipas Kurtit, do të ketë rol të rëndësishëm për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Grupi koordinues do të ketë rol të rëndësishëm në rritjen e bashkëpunimit dhe koordinimit të brendshme, si dhe pasqyrën sa më të saktë të koherentit të situatës në Kosovë, lidhur me të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe demokracinë”, tha ai.

Kurti theksoi se Qeveria e Kosovës do të bashkëpunojë ngushtë me asamblenë paralamentare të Këshillit të Evropës.

“Qeveria do të bashkëpunojë ngushtë me asamblenë parlamentare të KiE-së, për gjithë etapën e vlerësimit. Kam besim që ky grup koordinues ndërinstitucional nën udhëheqjen e zëvendësministrit Ahmeti, do të punojë me përkushtim në funksion të mbarëvajtjes, të vizitave faktmbledhëse, si dhe në adresimin e gjetjeve dhe rekomandimet e raportuesve”, vijoi Kurti.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika