Kurti: Kosova ka indikatorët që të shndërrohet në një lloj Estonie të Evropës Juglindore

Kurti ka folur mbi takimet e tij gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Kurti ka takuar drejtuesit e disa kompanive të njohura energjetike në Shetet e Bashkuara të Amerikë(SHBA).

I ftuar në “Zërin e Amerikës”, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në SHBA, ka takuar disa nga drejtuesit e kompanive të njohura energjetike të cilët, i ka ftuar të investojnë në Kosovë.

Sipas Kurtit, një investim i tillë do të shtonte fitimet e të dy shteteve dhe njëkohësisht do zvogëlonte numrin e papunësisë në Kosovë.

“Kemi ftuar bizneset shqiptaro-amerikane dhe bizneset amerikane të investojë në Kosovë dhe të fitojnë”, ka thënë ai.

Ai ka theksuar se rinia e Kosovës janë të përgatitur mirë dhe njohës të mirë të gjuhës angleze, e madje, një pjesë e madhe edhe gjuhën gjermane.

“Në Kosovë janë 650 kompani vetëm në fushën e teknologjisë së informacionit. 10% e tyre janë në pronësi të huaj, 21% në pronësi të përzier. Kosova ka indikatorët që të shndërrohet në një lloj Estonie të Evropës Juglindore”, ka vazhduar ai.

Ndërkaq, Estonia është një ndër vendet e Evropës e cila ka pasur një zhvillim të hovshëm në aspektin e teknologjisë.

 

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika