Kurti: Kosova mbetet aleate e SHBA-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vendi që udhëheq mbetet aleat i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në një takim që ka pasur me senatorët amerikanë në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Munih

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vendi që udhëheq mbetet aleat i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në një takim që ka pasur me senatorët amerikanë në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Munih të premten.

Të enjten, në një deklarim për medie, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, e bëri shumë të qartë se marrëdhëniet e SHBA-së me Kosovën janë ndikuar nga çështja e dinarit.

Por, Kurti në një postim në X ka shkruar se Kosova mbetet aleate e SHBA-së.

“Kënaqësi të takohemi me senatorët amerikanë Shaheen, Ricketts, Van Hollen e Chris Murphy. Fola për nevojën e llogaridhënies nga Serbia pas sulmit terrorist në Banjskë, një shqetësim që është i përbashkët. Kosova mbetet përkrahëse e demokracisë dhe aleate e SHBA-së”, ka shkruar ai.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika