Kurti: Kosova vendi i parë në rajon që i ratifikon marrëveshjet nga Procesi i Berlinit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka falënderuar deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët votuan pro marrëveshjeve të dala nga Procesi i Berlinit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka përshëndetur votimin dhe ratifikimin në Kuvend të tri marrëveshjeve që kanë derivuar nga Procesi i Berlinit.

Kurti tha se Kosova është vendi i dytë që ratifikon tri marrëveshjet nga Procesi i Berlinit.

Ndërkaq, sipas tij “me 2/3 e votave bëhet shteti i parë në Ballkanin Perëndimor që i ratifikon ato në Kuvend”.

“Falënderues për mbështetjen e secilit deputet dhe secilës deputete. Bashkë, sot, dëshmuam se Republika jonë është për bashkëpunim të mirë rajonal dhe për progres dhe ecje të shpejtë në jetësimin e Tregut të Përbashkët Rajonal”, ka thënë ai.

Kurti, tutje, ka folur për benefitet që i merr Kosova nga ratifikimi i këtyre marrëveshjeve.

“Shtetet e Ballkanit Perëndimor së bashku përbëjnë një treg me rreth 18 milionë banorë. Marrëveshjet që ratifikuam sot për lëvizjen e lirë me letërnjoftime, njohjen e ndërsjellë të diplomave të arsimit të lartë dhe njohjen e ndërsjellë të profesioneve të mjekut, stomatologut dhe arkitektit në të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, do të rrisin mobilitetin e studentëve, punëtorëve dhe bizneseve do të sjellin përfitime për të gjithë”, ka shkruar Kurti.

Kurti në fund ka thënë se shpreson që edhe vendet e tjera nënshkruese ta ndjekin ritmin e njëjtë “ashtu që të mirat për qytetarët tanë të fillojnë sa më parë”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika