Kurti: Kosova vlerësohet si shembull në rajon për shumëgjuhësi

Kryeministri i Kosovës, Kurti në tryezën e diskutimit “Kosova si shoqëri shumëgjuhëshe”, ka thënë se Kosova është model sa i përket respektimit të gjuhëve të huaja, por ka theksuar se ka mungesë të përkthyesve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në tryezën e diskutimit " “Kosova si shoqëri shumëgjuhëshe”.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, të premten e një korrikut kanë marrë pjesë në tryezën e diskutimit “Kosova si shoqëri shumëgjuhëshe”.

Përveç tyre, në këtë tryezë prezent ishte edhe ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Kreu i Qeverisë në këtë tryezë ka thënë se Kosova është model sa i përket respektimit të gjuhëve të huaja.

Ai ka thënë se si kreu i Qeverisë, synon të shënojë arritje në përdorimin e gjuhëve në Kosovë.

Sipas Kurtit, ka mungesë të përkthyesve të mirë, gjë për të cilën, ka thënë se janë duke punuar për të shtuar numrin e tyre.

“Po punojmë për një njësi për përkthim që do të funksionalizohet brenda vitit. E dimë që ka shumë për t’u bërë në Kosovë. Në punë jemi kuptuar me njëri-tjetrin jo vetëm ata qe flasin gjuhën amtare, mësimi i gjuhëve të tjerëve e lehtëson komunikimin ndërmjet njerëzve”, ka thënë Kurti.

Sipas shefit të ekzekutivit, mundësia për të dëgjuar dikë tjetër krijon kushte për progres.

“Në një botë ku vlerësohet se 60 për qind e popullatës së globit flasin dy gjuhë apo me shumë fëmijët kanë mundësi më shumë për të mësuar. Për këtë brez mund të krijojmë një shoqëri shumë gjuhësore. Jemi për të shënuar këto arritje në përdorimin e gjuhëve në Kosovë”, ka shtuar Kurti.

E zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtave e Njeriut, Emilia Rexhepi, ka kërkuar vetëdijësim të qytetarëve për respektim të vlerave të gjuhëve të huaja.

Sipas saj, Kosova mund të jetë shembull në rajon për shumëgjuhësi.

“Kemi edhe gjuhë të tjera zyrtare boshnjake e turke. Kjo është temë e rëndësishme që jemi duke diskutuar që një kohë të gjatë. Gjuha është mjet për t’u kuptuar dhe e drejtë e secilit individ. Çfarëdo pasigurie e kufizon qasje në çfarëdo informimi publik. Ne si Qeveri paraqesim teorinë e përfshirjes së barabartë të gjithave komuniteteve shoqërinë e barabartë”, ka thënë Rexhepi.

Tryeza e diskutimit “Kosova si shoqëri shumëgjuhëshe”

Ndërsa, ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, është shprehur se në Kosovë ka respektim maksimal sa i përket gjuhësisë, por ka kërkuar mbështetje edhe nga niveli lokal.

“Ministria është e fokusuar në shumëgjuhësi në nivel lokal dhe kemi adresuar kërkesën lidhur me përdorimin e gjuhës zyrtare. Ne monitorojmë publikimet e akteve komunale. Gjuha turke ne Prizren dhe Mamushë e ka statutin e gjuhës zyrtare. Ligji për përdorimin e gjuhëve garantohet në të gjitha nivelet. Nga vitit në vit ka respektim sa i përket gjuhësisë, por duhet të mbështet më shumë niveli lokal”, ka thënë Krasniqi.

Sipas tij, elementi i dygjuhësisë është prioritet kryesor.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika