Kurti – Krasniqit dhe Abdixhikut: Po flisni sikur të jeni aktivistë të pakënaqur të VV-së që kanë dhënë dorëheqje

“Memli Krasniqi e Abdixhiku po flasin sikur të jenë aktivistë të VV-së që kanë dhënë dorëheqje e janë të pakënaqur me kryetarin, po më duket vetja si në Këshill të Përgjithshëm të VV-së. Pushoni me diskursin e aktivistit të pakënaqur të VV-së, prezantoni vizion, ide, jo pakënaqësi thuajse jeni anëtarë të VV-së”, ka thënë kryeministri Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është kundërpërgjigjur kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, duke u thënë se po flasin sikur të jenë aktivistë të Vetëvendosjes.

Kështu ka thënë kreu i qeverisë në foltoren e Kuvendit të Kosovës, teksa u kërkoi liderëve opozitarë që të pushojnë me diskursin e aktivistit të pakënaqur të VV-së.

Ai u ka thënë që më mirë do të ishte që ata të prezantojnë ide, vizion dhe jo pakënaqësi.

“Memli Krasniqi e Abdixhiku po flasin sikur të jenë aktivistë të VV-së që kanë dhënë dorëheqje e janë të pakënaqur me kryetarin, po më duket vetja si në Këshill të Përgjithshëm të VV-së. Pushoni me diskursin e aktivistit të pakënaqur të VV-së, prezantoni vizion, ide, jo pakënaqësi thuajse jeni anëtarë të VV-së”, ka thënë Kurti.

Po ashtu, Kurti tha se nga marrëveshjet e 2013 dhe 2015 me shumë zell i patën nënshkruar Daçiqi dhe Vuçiqi, ndërsa sipas tij, tani ata po ikin prej nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje bazë.

“Kurse dikur vraponin për të nënshkruar me ju”.

“Vrapimi për të nënshkruar me ju, kemi ardhur në fazën kur ikin prej meje, sepse nuk duan të nënshkruajnë”, tha Kurti.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika