Raporti i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka vlerësuar lart aktivitetet e Administratës Tatimore të Kosovës, në inkasimin e të hyrave dhe formalizimin e punëtorëve.
Në këtë raport pasqyrohet rritja e fuqishme e të hyrave nga Tatimi në të Ardhurat e Korporatave (TAK). Përderisa rritja e TVSH-së dhe TAK-ut shpjegohet kryesisht me rritjen e bazës tatimore. Në përgjithësi rritja e formalizimit ka luajtur një rol të rëndësishëm në rritjen e të hyrave të përgjithshme.
Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar nëpërmjet një postimi në Twitter duke thënë se “kur njerëzit shohin se qeveria e tyre nuk është e korruptuar, ata janë më të gatshëm të paguajnë taksa”.
E, kjo rritje sipas Kurtit, është për shkak të progresit në trajtimin e informalitetit dhe mbledhjen borxhit tatimor.
“Raporti i FMN-së i vitit 2023 vëren se Kosova pati rritjen më të fortë të të ardhurave tatimore në BB6 gjatë viteve 2020–22, pa ndryshim të politikës fiskale. Kjo është për shkak të progresit tonë në trajtimin e informalitetit dhe mbledhjen e borxhit tatimor. Gjithashtu, kur njerëzit shohin se qeveria e tyre nuk është e korruptuar, ata janë më të gatshëm të paguajnë taksa”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Latest IMF report notes that 🇽🇰 had the strongest tax revenue increase in WB6 over 2020–22, w/o changing fiscal policy. This is due to our progress in tackling informality&collecting tax debt. Also, when people see that their Govt isn't corrupt, they're more willing to pay taxes. pic.twitter.com/jkMCaQtoQH
— Albin Kurti (@albinkurti) March 10, 2023