Kurti: Krimet e luftës do të dokumentohen dhe adresohen

Në takimin e parë zyrtar të Institutit për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, Kurti ka theksuar se krimet e luftës do të dokumentohen dhe adresohen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se paqja kërkon drejtësi dhe rehabilitim për krimet e luftës.

Në takimin e parë zyrtar të Institutit për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, Kurti nënvizoi se krimet e luftës do të dokumentohen dhe adresohen.

Ai ka thënë se edhe 24 vjet pas luftës, Kosova ende nuk e di dëmin ekonomik, emocional dhe psikologjik që ia ka shkaktuar lufta e fundit.

“Askush nuk duhet të pretendojë se lehtësisht do t’i zgjidhim të gjitha problemet që janë shkaktuar që 24 vjet. Do të jetë e vështirë, shumë e vështirë. Njerëzit janë të lodhur, viktimat kanë humbur besimin në sistem, gjeneratat besa po vdesin çdo ditë, dhe kështu po humbet kujtesa parësore e luftës. Ky është një rrezik i madh, i cili na kanoset, e të cilin nuk guxojmë ta lejojmë të ndodhë”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se Kosovës i janë shkaktuar dëme shkatërruese, që ende nuk janë matur.

“Edhe sot, 24 vjet pas luftës, nuk kemi një shifër që do të mund të na tregonte, se cili është dëmi ekonomik që lufta i ka shkaktuar vendit tonë. Situata është edhe më keq në raport me dëmin emocional e psikologjik, të cilin nuk e kemi adresuar aspak për këto vite”.

Teksa e ka prezantuar punën e Institutit, Kurti ka thënë se ai do ta ketë linjën e vet buxhetore dhe ekspertë të fushës.

“Paqja kërko drejtësi, por edhe rehabilitim. Në Kosovë nuk ka ndodhur asnjëra dhe viktimat e luftës i meritojnë që të dyja”, ka thënë mes tjerash Kurti.

Edhe drejtori i Institutit, Atdhe Hetemi, i cili premtoi ballafaqimin me të kaluarën dhe sigurimin që krimet e luftës të mos kalojnë pa u dokumentuar.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika